E premte, 23 Korrik, 2021
23.5 C
Tirana

Nënë Tereza: Nga mrekullitë si shenjtore, tek kriza e besimit në Zot

Nënë Tereza njihet për punën e saj misionare në ndihmë të së varfërve. Ajo ishte një murgeshë katolike e devotshme, misioni i së cilës ishte të zvogëlonte vuajtjen e të sëmurëve dhe të varfërve. Ajo cilësohet si humanistja më e madhe që ka jetuar ndonjëherë në shekullin XX-të.

Nënë Tereza lindi më 26 gusht 1910, në Shkupin e sotëm në Republikën e Maqedonisë Së Veriut në familjen shqiptare të Nikoll dhe Drandofile Bojaxhiu. I ati ishte një sipërmarrës që merrej me shitjen e materialeve të ndërtimit dhe ilaçeve.

Bëri mrekulli si një Shenjtore

Në vitin 1998, Monika Besra shkoi te misionarët e bamirësisë në Bengal të Indisë për t’u lutur. Ajo kishte një tumor në stomak. Më 5 shtator të po atij viti, ndërsa po lutej në kishëzën e misionit, ajo pa një dritë që vinte nga një foto e Nënë Terezës.

Edhe murgeshat u lutën për të, duke i vendosur një medaljon që dikur kishte prekur trupin e Nënë Terezës. Besra u zgjua të nesërmen në mëngjes me tumorin e zhdukur. Mjeket nuk mundën ta shpjegonin atë që kishte ndodhur. Kjo ishte mrekullia e dytë që i atribuohet Nënë Terezës.

Më 18 dhjetor 2015, Papa Françesku e pranoi këtë mrekulli, dhe i hapi rrugën shenjtërimit të saj. Më 4 shtator 2016, Nënë Tereza u shenjtërua si shenjtore një ditë para 19 vjetorit të vdekjes së saj. Mesha e shenjtërimit u drejtua nga Papa Françesku në Sheshin e Shën Pjetrit në Qytetin e Vatikanit.

Filantropia e Nënë Terezës, u nxit nga nëna e saj

Gjatë viteve të para të jetës në Shkup, Nënë Tereza u interesua për punën në komunitet. Ajo admironte mirësinë e nënës së saj ndaj të varfërve në komunitet. Ajo hapte gjithnjë dyert e saj për të varfrit dhe ndante bukën me ta.

Thuhet se e ëma i tha Nënë Terezës që të mos hante kurrë vetëm, por t’a ndante gjithnjë ushqimin me njerëzit e tjerë. Pas vdekjes së babait, Nënë Tereza u afrua më shumë me nënën e saj, një besimtare e vendosur në aktet e bamirësisë.

Nënë Tereza, treni dhe vizioni

Në vitin 1946, Nënë Tereza, që asokohe ishte vendosur me banim në Kalkuta, shkoi të pushonte në Himalaja. Kur po udhëtonte me tren, ajo tha se e dëgjoi Krishtin t’i kërkonte të merrte një rol të ri:Shkoni në lagjet e varfra të Kalkutës, dhe ndihmoni të varfrit dhe të sëmurët. Në atë kohë ajo ishte mësuese. Nuk ishte një vendim i lehtë. Ajo ishte betuar dhe nuk mund të largohej nga manastiri pa leje.

Pas dy vitesh këmbëngulje, kërkesa e saj u pranua dhe ajo doli nga manastiri duke u veshur me sarin e famshëm në ngjyrë blu dhe të bardhë. Ajo u trajnua 6 muaj mbi njohuritë mjekësore themelore. Më pas shkoi në lagjet e varfra të Kalkutës me një mision të vetëm:të tregonte dashuri për të varfrit dhe të sëmurët.

Themeloi Urdhrin e Misionarëve të Bamirësisë

Në vitin 1950 lindi urdhri i Misionarëve të Bamirësisë. Ky grup u formua nga Nënë Tereza nën Kishën Katolike, në një përpjekje për të përhapur thirrjen për ndihmë dhe kujdes për më fatkeqit e komunitetit. 15 vjet më vonë, puna e saj e mirë arriti deri në veshin e Papa Palit VI, që i dha grupit të saj Dekretin e Lavdërimit. Kjo i dha mundësi ta zgjeronte mision në mbarë botën. Nisi me 13 anëtarë, ndërsa sot misioni ka mbi 4000 anëtarë, 610 fondacione dhe mijëra vullnetarë në të gjithë botën.

Kishte disa kritikë shumë të egër

Jo të gjithë besuan në kauzën e Nënë Terezës. Kishte nga ata që besonin se ajo fshihej pas ndihmës ndaj të varfërve dhe të sëmurëve. Njëri prej tyre ishte Kristofer Hiçens, gazetar dhe shkrimtar anglo-amerikan. Ai vuri në dyshim përpjekjet e Nënë Terezës në ndihmë të të sëmurëve dhe të varfërve, si një mjet për pasurimin e të plotfuqishmëve. Hiçens e etiketonte Nënë Terezën si një propaganduese fetare, që gjente ngushëllim tek dhimbja e të tjerëve.

Qasja e ashpër e Nënë Terezës ndaj abortit dhe kontraceptivëve

Nënë Tereza, një katolike dhe humanitare e vendosur, ishte gjithashtu një mbështetëse e madhe e disa doktrinave të diskutueshme të Kishës Katolike. Ajo kundërshtonte përdorimin e kontraceptivëve. Përshëndeti referendumin irlandez kundër divorcit dhe rimartesës. Ajo e konsideronte abortin si shkakun e mungesës së paqes në botë.

Fito Çmimin Nobel për Paqe

Nënë Terezës iu dha Çmimi Nobel për Paqen në vitin 1979, për punën e madhe në përpjekje për të kapërcyer varfërinë, e cila gjithashtu përbën një kërcënim për paqen. Komiteti Norvegjez i Nobelit, e përgëzoi gruan shqiptare për dhënien e ndihmës ndaj të vetmuarve, të sëmurëve dhe të varfërve duke treguar dhembshuri.

Ajo pësoi një krizë besimi

Ashtu si shumë njerëz, edhe Nënë Tereza kishte momente kur dyshonte në besimin e saj tek Zoti. Në shtator 1979, ajo i shkroi një letër të besuarit të saj shpirtëror, Reverendit Majkëll van der Pit duke i thënë se ndihej e zbrazët, dhe se nuk mund të shihte ose dëgjonte zërin e Zotit.

Në disa nga letrat e saj drejtuar Pit, ajo shpjegoi përpjekjet e saj për të ndjekur mësimet dhe veprën e Zotit, se ndihej e zbrazët, e mbushur me errësirë, dhe se parajsa nuk do të thoshte asgjë për të. Në një moment ajo dyshoi në ekzistencën e Zotit dhe të birit të tij, Jezusit.

Nënë Tereza jetoi deri në moshën 87 vjeç. Ajo vdiq më 5 shtator 1997, nga një arrest kardiak. U varros në 13 Shtator 1997 në selinë e Misionarëve të Bamirësisë në Kalkuta të Indisë.

Burimi i lajmit: https://www.discoverwalks.com/blog/india/top-10-facts-about-mother-teresa/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...

SHBA/ Sulmuesi realizon euro gol nga mesfusha (Video)

Në ndeshjen midis Karolinës së Veriut me Riçmond Kikers e përfunduar me rezultatin 4-0 për skuadrën vendase, është realizuar një supergol nga gjysmëfusha. Sulmuesi Robert...

A do të lëkunden raportet turko-serbe pas deklaratës së Erdogan për Kosovën?

“Në qoftë se kushdo sjell vendim për njohjen e Kosovës si të pavarur, në të njëjtin moment ne do të nisim fushatën për tërheqjen...

Çfarë e bën ndryshe lidershipin e mandatit të tretë të PS

Nga Alfred Peza Edi Rama kishte premtuar që në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 23 Qershorit 2013, që e riktheu PS në pushtet, se nuk...