Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen në Bulqizë, ku 3 persona humbën jetën për shkak të helmimit nga një bombol gazi.
Nga informacionet e para u raportua se 3 familjarët kishin humbur jetën si pasojë e një shpërthimi, por më vonë u sqarua se nëna dhe dy fëmijët janë helmuar nga rrjedhja e bombolës.
Ngjarja u regjistrua në fshatin Ostren, ndërsa policia bën me dije se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja me inicialet Rajmonda Tolaj, rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali).
Mësohet se një pjesëtar tjetër i familjes ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.