Nejmar nuk përmbahet: Festa në sytë e Kimishit, si të flirtosh me një femër

Nejmar është justifikuar për festën emocionale përpara Joshua Kimishit dhe thotë se nuk e bëri atë për të provokuar mesfushorin e Bajernit, por e deshi fati që të ndodhej përballë gjermanit.

PSG u hakmor për humbjen në finalen e sezonit të shkuar në Champions, duke eliminuar kampionët në fuqi të Bajernit të martën dhe siguruar një biletë në gjysmëfinale.

Nejmar, i cili shpërtheu në lot në Lisbonë, kur PSG u mund nga Bajerni dhe u ngushëllua nga lojtarët rivalë dhe trajneri Flik, shpërtheu në festë të martën në “Parc des Princes” me shokun e tij Leandro Paredes, shumë pranë syve të Kimishit, pas vërshëllimës finale të Orsatos. Kimish nuk bëri asgjë reagim, por u duk qartë si një shpërthim i qëllimshëm përpara rivalit.

Duke folur për “L’Equipe” pas ndeshjes, braziliani e justifikoi kështu sjelljen e tij: “Nuk po përpiqesha të provokoja Kimishit, por pash Paredesin dhe doja të festoja me të. Fati e deshi që ne ta bënim përballë Kimishit, i cili kishte thënë se skuadra e  tij ishte më e mira dhe ata do të kualifikoheshin në gjysmëfinale.

Ti mund ta kesh zotërimin e topit… është si të flirtosh me një vajzë gjatë gjithë natës dhe pastaj shikon dikë tjetër që e dërgon në shtëpi pas vetëm 5 minutash”.