E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Negociatat po pengohen nga Bullgaria? Varhelyi: Po punojmë edhe pas kuintave

Në konferencën për media me eurokomisionerin Varhelyi në Tiranë, kryeministri Rama tha se vendet e Ballkanit i kanë bërë kërkesë BE-së, për të njohur pasaportën e vaksinimit. Rama tha se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë kërkuar Komisionit Europian dhe Bashkimit Europian të njohë pasaportën e gjelbërt të vaksinimit anti-Covid të këtyre vendeve, ku qytetarët të lëvizin lirisht.

“Ne brenda rajonit, por përpara 2 ditësh edhe me Hungarinë në mënyrë bilaterale kemi rënë dakord për lëvizjen e lirë në post-pandemi pa detyrime ekstra, sot të gjitha vendet i kanë paraqitur KE dhe BE kërkesën që karta e gjelbër digjitale e qytetarit të një vendi të rajonit tonë në aspektin e sigurisë shëndetësore të njihet në gjithë hapësirën e BE dhe ne të lëvizim lirisht”.

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka folur edhe për hapjen e negociatave. I pyetur nëse do të jetë Bullgaria ajo që do të pengojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për një datë për hapjen e negociatave, komisioneri Varhelyi tha se po punohet edhe pas kuintave.

“Ashtu siç e thashë, ky është muaj kritik. Ne po punojmë fort edhe në këto momente prapa kuintave, që të gjejmë zgjedhje. Presidenca e BE-së është e angazhuar për të gjetur zgjidhje, po ashtu është ende herët për të thënë se çdo të ndodhë. Ne duam që kjo të ndodhë”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, Rama deklaroi se kjo tashmë është një çështje vetëm në dorë të vendeve anëtare, dhe ata e kanë vendimin. “Përgjigjja ime mbetet po ajo që ka qenë. Ne, e para ka rëndësi që detyrat tona t’i bëjmë, plotësojmë. Nuk i bëjmë se na i kërkojnë kryeqytetet e Evropës, por sepse na i kërkon detyrimi ndaj fëmijëve tanë dhe ndaj brezave të ardhshëm. Detyrat e shtëpisë të integrimit evropian janë rruga për të modernizuar shtetin tonë. Këshilli Evropian ka pasur arsyet e vetme që nuk ka lidhje me ne, dhe kjo gjë ka marrë kohën e vet. Sot fatmirësisht është pranuar që kjo nuk lidhet me ne. Ka një ngërç të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe sigurisht që kërkohet që të zgjidhet ky ngërç për të avancuar procesi. Ne nuk kemi asnjë arsye për të thënë se ne po sakrifikohemi. Ka një pyetje legjitime se deri kur zgjat kjo histori. Por kësaj pyetje, nuk po ia kërkojmë përgjigjen sot. Të presim mbledhjen e Këshillit, të shikojmë se si do shkojnë gjërat”, deklaroi Rama.

Lexo edhe :   ‘Kokë më kokë’ me Ramën, Varhelyi zbulon çfarë do ndodhë sot në Tiranë
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...

Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një paralelizëm të situatës aktuale politike në Shqipëri, të asaj para disa viteve në...