Kryesore

Negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, nesër mblidhen ministrat e BE-së


               Publikuar në : 18:26 - 14/10/19 Enno

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të mblidhen të martën në Luksemburg, pasi do të përgatisin draftin me konkluzione për çështjet kryesore në agjendë, që do u kalohet më pas liderëve të shteteve, në samitin e 17-18 tetorit.

Këshilli Evropian ka zbardhur edhe agjendën e mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE-së. Në fokus do të jetë hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Diskutimi mes ministrave do të bazohet në konkulzionet e miratuara në 2018 për dy shtetet ballkanike.

“Këshilli nënvizoi nevojën kritike që vendi të konsolidojë më tej përparimin e bërë në reformën gjyqësore në veçanti përmes vetting-ut, dhe të japë rezultate të mëtejshme të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe në luftën kundër krimit të organizuar, në veçanërisht në kultivimin dhe trafikimin e drogës.

Kjo përfshinte, ndër të tjera, avancimin e mëtutjeshëm të procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke përfunduar krijimin e strukturave të pavarura gjyqësore dhe organeve të specializuara si Struktura Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), dhe forcimin e hetimeve proaktive, ndjekje penale dhe dënime përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë nivelet e larta.

Këshilli gjithashtu theksoi rëndësinë e rezultateve të mëtejshme të reformës, veçanërisht në sundimin e ligjit, reformën zgjedhore dhe zvogëlimin e numrit të kërkesave për azil”, thuhet në tekstin e axhendës së takimit që do të mbahet ditën e nesërme.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT