E shtunë, 24 Tetor, 2020
20 C
Tirana

Negociatat/ Ministria e Jashtme i përgjigjet Greqisë: Keqardhje që një vendim i KQZ cilësohet si…

Më të lexuarat

Meta te berberi/ Artan Hoxha i nxjerr foton: Garda e Republikës rrethon zonën

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka publikuar një foto të presidentit Meta i cili ndodhet tek berberi. Fotoja është shkrepur nga larg, dhe kjo për...

Foto/ Lefter Koka me Fatos Nanon, ndryshim drastik i ish-kryeministrit

Deputeti Lefter Koka ka publikuar në rrjetin social, Facebook një foto krahë për krahë me ish-kryeministrin socialist Fatos Nano. Në mbishkrimin e fotos, Koka shprehet...

Ku ndryshojnë Trump dhe Bajden mbi politikën e jashtme amerikane

Nga David Tafuri “The Hill” Menaxheri i fushatës së Trump e ka nxitur Komisionin për Debatet Presidenciale të “ri-mendojë dhe ri-publikojë një sërë temash…me theksin...

Produksioni i ‘Përputhen’ e përjashton nga emisioni, reagon Shqipja (FOTO)

Produksioni i emisionit “Përputhen” në Top Channel, dje vendosi të përjashtonte konkurrenten Shqipe Hysenaj nga programacioni, për një afat kohor të papërcaktuar. Në nisje të...

Ilona Staller, pornostarja që u zgjodh deputete në Itali (VIDEO)

E lindur në vitin 1951 në Hungari, Ilona u rrit nga nëna e saj dhe njerku i saj, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme....

Plas sherri në studion e ‘Top Channel’, konkurrentët largohen nga emisioni

Puntata e radhës në ‘Përputhen’ ka përfunduar me sherre dhe me largim nga studio të djemve dhe vajzave që kanë shkuar për të gjetur...

“Hetues amerikanë asistojnë në çështjet e SPAK dhe BKH”, flet Yuri Kim

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka shprehur edhe një herë mbështetjen e SHBA ndaj institucioneve të dala nga reforma në drejtësi. Ajo u shpreh se...

Vritet ish-sportisti, babë e bir e ekzekutojnë në mes të restorantit

Një atentat i mori jetën ish-sportistit të arteve marciale të përziera (MMA) Shamil Abdulmuslimov në qytetin e Kasaviurtit në Dagestan. Kamerat regjistruan të gjithë ngjarjen...

E akuzuan për vrasjen e Remzi Hoxhës, reagon ashpër Sali Berisha

Ish kryeministri, Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të familjarëve të biznesmenit të njohur Remzi Hoxha. Ai ka hedhur poshtë akuzat se ka gisht...

“Mos më prekni me dorë, jam i sëmurë”, zbardhet incidenti i Ndocajt me policinë

Ish-deputeti Eduart Ndocaj është shoqëruar sot në komisariat, pas incidentit në përurimin e shtëpisë së Gjergj Fishtës. Forcat e policisë kanë shoqëruar ish-deputetin, i...

Ministrisë së Jashtme greke një ditë më parë reagoi mbi hapjen e negociatave për Shqipërinë, duke kërkuar nga pala shqiptare respektimin e të drejtave të minoritetit në Shqipëri. Ditën e sotme Ministria e Jashtme në Tiranë iu është përgjigjur këtyre deklaratave, ku shpreh keqardhjen që një vendim i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për kandidaturën e Fredi Belerit, konsiderohet si devijim për mbrojtjen e pakicave.

Lidhur me të drejtat e pakicave, Ministria jonë e Jashtme thekson se ato mbrohen pa dallim.

“Partneriteti strategjik dhe miqësia mes dy vendeve tona, si dhe dialogu i pandërprerë për tejkalimin e çështjeve dypalëshe, përfshi fuqizimin e të drejtave të pakicës greke në Shqipëri dhe komunitetit shqiptar në Greqi kanë qenë dhe mbeten përparësi e qeverisë shqiptare”, thuhet në reagim.

Deklarata e plotë e Ministrisë së Jashtme:

Pas njohjes me deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, të datës 30 maj 2019, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh keqardhjen që vendimi i një institucioni të pavarur dhe kushtetues, siç është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kontekstualizohet si devijim apo zmbrapsje e progresit të Shqipërisë në kuadër të mbrojtjes së pakicave.

Situata lidhur me shtetasin shqiptar Fredi Bejleri është e qartë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me votë unanime dhe bazuar në legjislacionin në fuqi, ka ndaluar kandidimin e tij në zgjedhjet e ardhshme vendore në Shqipëri, referuar faktit se legjislacioni elektoral shqiptar ndalon, për një periudhë 10 vjeçare, kandidimin e personave për t’u zgjedhur në postin e kryetarit të njësisë së qeverisjes vendore, të cilët kanë qenë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykatat shqiptare.

Lidhur me respektimin e të drejtave të pakicave, siç kemi sqaruar edhe në rastet e deklaratave të mëparshme për të njëjtën temë, sundimi i ligjit është në interes të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, qofshin ata shqiptarë, përfaqësues të pakicës greke apo pakicave të tjera pa dallim, përjashtim apo diskriminim.

Në Shqipëri garantohet e drejta e personave që u përkasin pakicave për t’u vetë-identifikuar si të tillë dhe e drejta e tyre e pronësisë pa diskriminim. Po kështu, është i garantuar ushtrimi i gjitha të drejtave elektorale të shtetasve që u përkasin pakicave. Mbi këtë bazë, çdo qytetar shqiptar, minoritar ose jo, ka të drejtën t’i drejtohet gjykatave shqiptare si organet kompetente për interpretimin e Ligjit në Republikën e Shqipërisë.

Qeveria e Shqipërisë është angazhuar në mënyrë të pakthyeshme në reformimin tërësor të vendit në të mirë të mirëqenies së të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe konsolidimit të arritjeve të shënuara në drejtim të pesë prioriteteve kyçe për përafrimin me Bashkimin Evropian. Raporti i fundit i Komisionit Evropian është dëshmia më e qartë e këtij progresi në funksion të hapit të radhës, çeljes së pakushtëzuar të negociatave për anëtarësim.

Në këtë frymë, vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme dhe të vyer të Greqisë për Shqipërinë dhe mbarë rajonin tonë në avancimin e rrugës evropiane, veçanërisht tani në vigjilje të vendimmarrjes së afërt, nga ana e vendeve anëtare të BE-së.

Partneriteti strategjik dhe miqësia mes dy vendeve tona, si dhe dialogu i pandërprerë për tejkalimin e çështjeve dypalëshe, përfshi fuqizimin e të drejtave të pakicës greke në Shqipëri dhe komunitetit shqiptar në Greqi kanë qenë dhe mbeten përparësi e qeverisë shqiptare.

Shqipëria beson fuqimisht se vetëm zgjidhjet e bazuara në shtetin e së drejtës dhe kulturën politike evropiane janë me interes vital për të dy vendet.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mediu: Brenda mandatit të parë qeverisës, Shqipëria anëtare e BE-së

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zhvilluar një takim me të rinjtë që mbështesin këtë forcë politike në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Mediu...

Start i çmendur, Barça dhe Reali shënojnë 2 gola për 4 minuta

El Clasico ndërmjet Barcelonës dhe Real Madrid, ka filluar ashtu siç e parashikonin tizofët. Dy gola të shpejtë janë shënuar që në fillimin e lojës. Të...

Irani u dërgon emaile kërcënuese votuesve amerikanë

Sipas FBI-së dhe zyrtarëve të agjencive të zbulimit, votuesit në Florida morën disa herë gjatë ditës së martë emaile në dukje nga organizata “Proud...

Krisje në koalicion? Hoti-Haradinaj përplasen për Task-Forcën anti-korrupsion

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, që është partneri kryesor i kryeministrit Avdullah Hoti, ka dalur kundër vendimit të Qeverisë së...

Sërish shifra të larta nga Covid, në vend: 4 viktima, spitalet të tejmbushur

Covid-19, duket se ka dalë jashtë kontrollit në vendin tonë. Për të katërtën ditë rradhazi, janë regjistruar mbi 300 raste me koronavirus. Gjatë 24 orëve të...