E hënë, 13 Korrik, 2020
31 C
Tirana

Negociatat/ Kikia: Nuk do të ketë përgjigje pozitive për Shqipërinë

Më të lexuarat

Gazetari i njohur, Mentor Kikia ka folur në lidhje me mundësinë e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në, teksa shprehet se nuk do të ketë një përgjigje pozitive.

Në një intervistë për Fax News, Kikia tha se tani për tani vendet e BE-së nuk kanë në fokus kryesor integrimin e vendit tonë. Më tej, gazetari shton se i trembet faktit që pas vendimi negativ për Shqipërinë, mund të ketë një ngërç të reformave të cilat janë zhvilluar dhe kanë ecur para në kuadër të integrimit drejt BE-së.

“Duhet të kuptojmë diçka se halli i Shqipërisë nuk është problemi më i madhe i BE-së. Holanda është një vend me qëndrime ekstreme ndaj Shqipërisë po ashtu dhe Danimarka, Gjermania përforcoi kërkesat ndërsa Franca më shumë se kundërshtare është për të riformuar në tërësi mënyrën e zgjerimit të BE-së. BE 11 vite më parë u zgjerua një lindje dhe mesa duket ka një zhgënjim të madhe nga anëtarësimin e vendeve të tjera ish-komuniste. Franca nuk është më shumë për të bllokuar Shqipërinë apo Maqedoninë e Veriut, por për reformimin e BE-së.

Ne do të jemi koshient që Maqedonia ka bërë hapa më para sesa Shqipëria, por vuajmë ngecjen e një pjese shumë të rëndësishme të reformave. Nuk besoj se vendimi për Shqipërinë ka penguar Maqedoninë.

Unë mendoj se Shqipëria dhe bashkë me të dhe Maqedonia do të presin edhe një strategjitë e re të BE-së për mënyrën sesi do të reformohet BE në të ardhmen që do të vështirësoje procesin tonë të integrimit. Hapat integrues do e forconin politikat monitoruese të BE-së mbi Shqipërinë, mbi standardet e demokracisë. I tremben një gjëje që ka të bëjë me stopimin e reformave. Deri tani ka pasur një lloj politike që duhet të bëjmë këtë se na kërkon BE, apo të përmbushim këto kushte etj.

Lexo edhe :   Borrell: Marrëveshja Kosovë-Serbi, thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin në rajon

Por në këto kushte mund të çojë në stopimin e shumë reformave dhe do të ishte një ngërç shumë i madh për Shqipërinë. Vendimi nuk është një shorte, që ne presim çfarë do të ndodhë. Vendimi është finalizimi i një procesi, dhe të gjithë jemi të informuar se nuk do të ketë një përgjigje pozitive.

Të gjithë janë të qartë se nuk ka një përgjigje pozitive për negociatat. Ajo që ne duhet të shqetësohemi është sesi do të veprohet në te ardhmen. Problemi është zbehja e kontrollit të BE-së mbi Shqipërinë pasi shumë procese i kemi bërë të kushtëzuar nga presioni i BE-së”, tha gazetari.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

I ktheu ligjin Parlamentit, Meta jep ‘paralajmërimin’ e fundit

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka reaguar për vendimin e tij në lidhje me kthimin në Kuvend të ligjit që ndëshkon median sa i...

Pandemia/ Greqia bën lëvizjen e papritur në kufirin me Shqipërinë

Pas shtimit të rasteve me koronavirus, Greqia ka shtuar masat parandaluese për përhapjen e pandemisë në të gjitha pikat kufitare të vendit. Lajmin në...

A do të mbyllemi sërish? Manastirliu zbardh vendimin pas shifrave rekord të të infektuarve

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 117 raste pozitive. Po kështu, situata në Spitalin Infektiv vijon të paraqitet e rënduar. Në 24 orët...

Sinjale pozitive nga Vuçiç, njofton ambasadorin rus për dialogun me Kosovën

Një ditë pas rifillimit të dialogut midis Vuçiçit dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të BE, disa sinjale janë dhënë...

Zbardhet skandali/ ‘Drejtoresha e kopshtit pranon fëmijët e të infektuarve me urdhër nga lartë’

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, akuzon punonjësit e kopshtt Nr. 18 në Tiranë, se kanë pranuar fëmijën e një të infektuari që punon...