Kryesore

Negociatat/ Ja si votoi parlamenti i Holandës për Shqipërinë

               Publikuar në : 18:38 - 12/06/19 Enno

Parlamenti i Holandës ka vendosur t’i thotë “Jo” Shqipërisë për hapje negociatash, ndërsa vendimi për Maqedoninë e Veriut është pozitiv.

Mjafton që vetëm një nga 28 vendet anëtare të BE-së të vendos kundër, që negociatat për një vend kandidat të mos hapen.

Parlamenti holandez ka votuar sot katër mocione për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Vendimi i marrë nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme dhe Këshilli i Punëve të Jashtme të Holandës:

Propozuar më 11 qershor 2019, pas dëgjimit të diskutimit, duke vënë në dukje se, sipas qeverisë holandeze, Shqipëria nuk po arrin rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar;

vëren se në bazë të këtij raporti të progresit mund të vërtetohet se Shqipëria nuk i plotëson kushtet e vendosura;

i bën thirrje qeverisë holandeze të mos pajtohet me propozimin e Komisionit për fillimin e negociatave për pranimin në BE;

Dhe vazhdon me rendin e ditës.

Anne Mulder Drost

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT