E diel, 17 Tetor, 2021
17.5 C
Tirana

”Në vjeshtë do të rriten shifrat”/ Brataj: Ja simptomat e variantit Delta

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, deklaroi se rastet me Covid-19 do të rriten gjatë stinës së vjeshtës, për shkak të varianteve të shumta që po qarkullojnë. Deklarata e Bratajt u bë ditën e sotme në rubrikën ”Opinion” në News24.

Sipas tij, ende nuk dihet zyrtarisht nëse varianti Delta ka ardhur në vendin tonë, teksa shtoi se kampionët nga ISHP do të shkojnë drejt laboratorit të Gjermanisë, në mënyrë që të vërtetohet diçka e tillë.

Brataj tha se varianti Delta është shumë e ngjashme me Sars Covd 2, megjithatë mund të ngatërrohet me gripin. Ndër të tjera, ai tha se të gjitha vaksinat janë efikase ndaj virusit, por mund të jenë më pak efektive ndaj variantit Delta, me një mbrojtje deri në 70%, që është sërish një mbrojtje shumë e mirë.”

Skënder Brataj: ”Sigurisht që vjeshta do të ketë rritje të shifrave. Varianti po e bën xhiron e botës përsëri, ne tani kemi avantazhin e të nxehtit, vaksinimin, ndonëse do të kemi rritje të numrave, por jo valë si ato që kaluam. Unë nuk mendoj që do të kemi sërish masa të rrepta, siç po ndodh në disa shtete të botës. Thirrja ime është që kushdo që mundet të bëjë vaksinën, të mos ketë dyshime te asnjë lloj vaksine.

Nuk mund të themi me saktësi që ka ardhur varianti Delta. Kampionët nga ISHP do të shkojnë drejt laboratorit të Gjermanisë, prej ku do të vërtetohet nëse ka ardhur apo jo varianti. Ditët e fundit, kemi te 2-3 raste, që ndoshta mund të jetë prania e këtij varianti. Nuk ka ndonjë ndryshim si sëmundje, është si Sars Covd 2. Sigurisht që vaksinat që kemi bërë na mbrojnë edhe nga ky variant. Të gjitha vaksinat janë efikase ndaj virusit, por mund të jenë më pak efektive ndaj variantit Delta, me një mbrojtje deri në 70%, që është sërish një mbrojtje shumë e mirë.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...