E premte, 3 Dhjetor, 2021
10.5 C
Tirana

Në shtëpinë e Majlinda Bregut, flet për bashkëshortin dhe prindërit e tij (Foto)

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal, Majlinda Bregu ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “My Living”.

Brunilda Lahe ka udhëtuar këtë herë drejt Sarajevës për të intervistuar Bregun, e cila për herë të parë hapi derën e shtëpisë për një kamerë televizive, dhe tregoi në një bisedë miqësore stilin e saj të jetesës.

Majlinda rrëfeu raportet që ka me familjen, politikën shqiptare, dhe se si reagon kur sulmohet nëpër rrjetet sociale.

Ndërkohë, Bregu foli dhe për prindërit e saj dhe të bashkëshortit.

“Ka shumë njerëz tek të cilët atashohem për karakteristika të ndryshme. 

Do të thoja ime më për dhembshurinë për t’i parë të gjithë mirësa ndonjëherë të ngre nervat se njeriu duhet të thotë, dhe do shajë dikë që e ka bezdisur ose i ka bërë keq.

Ndërsa ajo ka një qetësi të jashtëzakonshme në këtë pjesë duke besuar që çfarë haku nuk merr dot njeriu të gjitha haqet i merr Zoti dhe në këtë aspekt do të thoja që është ajo.

Im atë po prapë nga ana tjetër me atë dëshirën dhe vullnetin e mirë për të qënë i përkushtuar në familje. 

Më kanë bërë habi, prindërit e tim shoqi.

Bëja habi dhe thoja si ka mundësi, njërëz që kanë vuajtur nëpër burgje, internime, i kanë masakruar, i kanë vrarë vëllezërit, nuk kanë parë vellain për shumë vite se është arratisur, kanë pasur një vullnet dhe një dëshirë për të parë përpara.

Këtë mungesë të sensit të hakmarrjes, nuk e shoh as te im shoq. Pra në njerëz të ndryshëm gjej vlera të ndryshme”, tha Bregu.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bora dhe Semi do të “hakmerren” ndaj Donaldit në “Për’puthen Prime”

Puthjet e Donaldit me Beatrixin, kanë shkaktuar një bum komentesh në rrjet. Fansat janë ndarë në grupe, ndërsa ende nuk ka patur një reagim...

Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që gënjen

Nga: Andi Bushati Ka një aksiomë të mirënjohur që shpjegon përplasjen e një politikani me një intelektual në arenën publike: Sipas saj, i pari tenton...

S’donte të bënte vaksinën, italiani shkoi me krahun prej silikoni

Disa mund të akuzohen se po përpiqen t'i shmangen sistemit për të marrë një certifikatë vaksine, por mbase askush nuk është aq i shkathët...

S’ka më lavazhe e servise makinash poshtë pallateve!Veliaj tregon masat e reja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese të zhvilluar me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira...

Vrasja e ish-deputetit, Artan Hoxha nxjerr videon

Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi ditën e sotme. Edhe pse ata kanë mohuar...