E martë, 19 Janar, 2021
-2 C
Tirana

Në Shqipëri gati 57% e të punësuarve në të zezë

Organizata ndërkombëtare e Punës (ILO) referoi se punësimi informal në Shqipëri është 56.7 për qind e totalit te të punësuarve që raportohen nga të dhënat e Anketës së Forcës së Punës e realizuar nga INSTAT në vitin 2019.

Duke përjashtuar bujqësinë, informaliteti në tregun e punës përllogaritet 32.2%.

Të dhënat nga grafiku bashkëngjitur tregojnë se nga ata që punojnë, vetëm 43.3 për qind paguajnë sigurime dhe pjesa tjetër është në të zezë, shumica i takon sektorit të bujqësisë.

Nga totali i punonjësve informalë 63,9 për qind i përkasin sektorit të bujqësisë, 12.6 për qind sektorit të tregtisë, 7,6% ndërtimit, 4,2 për qind restoranteve dhe hoteleve. Më tej në sektorin e industrisë punojnë 3.2 për qind punonjësve informale, në Transport 3%, në sektorin e shërbimeve të 1.9%.

Aktivitet profesionale, ato të administratës publike, artit dhe argëtimit janë më pak të ekspozuara ndaj punësimit informal.

Të dhënat më të detajuara  tregojnë se meshkujt janë më të prirur për të punuar në të zezë. 59 për qind e totalit të meshkujve që punojnë ishin në të zezë, kundrejt 54 për qind të femrave. Duke përjashtuar sektorin bujqësor 40 për qind e meshkujve të punësuar janë në të zezë, kundrejt 32.2 për qind e  femrave.

Nga totali i personave që punojnë në të zezë, 73 për qind e tyre punojnë në aktivitete që nuk janë të formalizuar në tatime dhe 26 % të tjerë punojnë në aktivitete shtëpiake si të vetëpunësuar. Vetëm 0.6 % e të punësuarve pa sigurimeve punojnë në aktivitete të  regjistruara në tatime.

Deri në vitin 2019, Shqipëria kishte nivelin më të lartë të punësimit në Ballkanin Perëndimor me 53.8% të forcës së aftë për punës, por Banka Botërore ka analizuar se, rritja e punësimit mund të ketë reflektuar pjesërisht formalizmin në rritje të tregut të punës. Pas vitit 2015, qeveria ka ushtruar aksione kundër informalitetit, duke bërë që një pjesë e shtuar e punësimit të jetë vetëm formalizim.

Lexo edhe :   Emigracion masiv, Shqipëria 6-ta e në botë për leje qëndrimi në BE
Lexo edhe :   Emigracion masiv, Shqipëria 6-ta e në botë për leje qëndrimi në BE

Por anketa e forcës së punës e analizuar nga ILO tregon se punësimi informal vijon të jetë një fenomen shqetësues për Shqipërinë, i cili mund të përkeqësohet më tej nga kriza pandemike.

Në fund të vitit 2019, INSTAT raportoi si të punësuar 1,2 milionë persona, prej të cilëve u raportuan se paguajnë sigurime nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve vetëm 782 mijë persona./Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dëgjohen dy shpërthime të fuqishme në Lezhë

Dy shpërthime të fuqishme kanë tronditur Lezhën dhe Shëngjinin mbrëmjen e sotme, me një diferencë kohore prej 1 minuti nga njëra-tjetra. Shpërthimi i parë është...

Aleksei Navalni, një rival serioz apo opozitar i “kontrolluar” nga Putin

Aleksei Navalni është opozitari më guximtar në Rusi, që i kundërvihet regjimit autokratik të Vladimir Putinit. Juristi 44-vjeçar ka mbi 4 milion ndjekës në...

Trondisin mjekët në Wuhan: Na kërkuan të gënjejmë për vdekjet nga Covid (Video)

Wuhani është në qendër të vëmendjes pas spekulimeve se koronavirusi ka dalë fillimisht nga një laborator në qytetin kinez. Daily Mail shkruan se një dokumentar...

Vaksinimi kundër Covid-19/ Vuçiç: Të gatshëm të ndihmojmë edhe shqiptarët

Presideni i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se janë të gatshëm që të ndihmojnë shqiptarët me vaksina. I pyetur nga gazetarët, ai tha se serbët...

Kryemadhi: Unë dhe Iliri dikur shkruanim letra, tani dashuria është me telefon

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, gjatë takimit që ka pasur në Fier me qytetarët ka thënë se të rinjtë sot janë bërë asocialë për...