E enjte, 21 Janar, 2021
14 C
Tirana

Në Shqipëri do të nisin arrestimet “VIP”, ja mesazhi i fortë që erdhi nga BE

Nga: Spartak Ngjela

E shihni se çfarë dëmi historik po i sjell Shqipërisë vonesa për eliminimin e korrupsionit të lartë shtetëror dhe ngritjen e një shteti të drejtë?

Sërish Bashkimi Europian nuk po pranon të hapë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në të.

l.

Kurrë mos mendoni se mund të hyjë Shqipëria në Bashkimin Europian, me këtë strukturë shtetërore korruptive që ka.

Të hapësh negociatat me BE-në, do të thotë të fillojnë investimet në Shqipëri me një shkallë të gjerë. Po pse, budallenj janë perëndimorët që të japin para në derdhje investimesh dhe me to të vijojnë të mbushin xhepat hajdutet e Shqipërisë?!

Ja, kjo është arsyeja që po rropos shqiptarët sot, kudo ku janë. Dhe kjo është një sëmundje e vjetër historike. Gjithmonë, në 500 vjet, pashallarë që kanë grabitur shqiptarët dhe kanë shitur interesin kombëtar – kjo është historia.

Një historia e dhimbshme që i ka lënë shqiptarët gjithmonë si popull në mbijetesë.

Po ç’është kjo gjëmë historike? Është kjo natyra e psikikës sonë, apo është pasojë e osmanizmit psëqindvjeçar shqiptar.

Sigurisht, kjo është rrjedhojë psikologjike e konceptit të pashallarëve dhe të pashait turk që u rrënjos në psikologjinë e shqiptarëve me pashallarët osmane.

Edhe Enver Hoxha, një pashallëk ndërtoi, edhe pse i tha “pushtet popullor “. Thjesht , rroposje e popullit dhe sundim orienral i pashait – ky ishe pushteti i Enver Hoxhës.

Dhe kjo po vijon edhe, që nga viti 1992 e deri sot. Një pashallëk i shëmtuar është Shqipëria.

Kjo është vuajtja shqiprare që zgjat, sepse nuk ka drejtësi. Shqiptarët nuk e ngritën dot shtetin e tyre të drejtë.

ll.

Kjo dhe është pikërisht arsyeja që ekspertiza amerikane tha se ky pashallëk oriental zhduket vetëm nga një pushtet gjyqësor i pavarur dhe i drejtë.

Lexo edhe :   10 vite nga vrasjet e 21 janarit, Braçe: Pushkatuesit janë të lirë

Ja pra, kjo është.

Ata që kanë marrë përsipër të na ndërtojnë pushtetin gjyqësor të pavarur, po kërkojnë të mposhtin pashallëkun historik shqiptar, dhe krijimin e një Shqipërie demokratike, dhe të lirë e të drejtë.

Por, a do ta bëjnë dot?

Unë them se po… dhe kjo duhet të jetë koha e fundme e pashallëkut të shëmtuar shqiptar. Domethënë fundi i korrupsionit të lartë shtetëror shqiptar.

Lexo edhe :   10 vite nga vrasjet e 21 janarit, Braçe: Pushkatuesit janë të lirë

Pikërisht këtë po kërkon edhe Bashkimi Evropian për çeljene negociatave: eliminimin e korrupsionit të lartë shtetëror shqiptar, për të rrëzuar pashallëkun shqiptar që quhet Shqipëri.

Dhe vetëm pas kësaj, shqiptatët do të hyjnë në Bashkimin Europian. Kjo është në substanca kërkesa e Brukselit.

Dhe ky është edhe presioni i Brukselit, si ndihmë direkte ndaj popullit shqiptar. Dhe sigurisht që kanë të drejë, dhe sigurisht që ky presion do ta shkatërrojë pashallëkun në Shqipëri, sepse, në këtë proces drejtësie shoqërore në Shqipëri, një forcë te epërme po ushtron veçanërisht edhe politika amerikane.

Por, edhe shqiptarët duhet të jenë të vëmendshëm dhe të marrin përgjegjësitë e tyre historike që po iu kërkon kjo kohë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Skeda e pasurisë/ Si i trefishoi të ardhurat ish-ministri, Fatmir Xhafaj

Fatmir Xhafaj u zgjodh ministër i Brendshëm në kabinetin e kryeministrit Edi Rama në mars 2017 dhe e u largua me dorëheqje në tetor...

10 vite nga vrasjet e 21 janarit, Braçe: Pushkatuesit janë të lirë

Zëvendës kryeministri, Erjon Braçe ka kujtuar ditën e sotme 10 vjetorin e vrasjes së viktimave të 21 janarit 2011. Braçe shprehet se për këto vrasje...

Tërmeti i fuqishëm prej 7 ballësh trondit Filipinet

Një tërmet i fuqishëm me magnitudëi 7.0 ballë tronditi sot pjesën e Filipineve jugore.  Thellësia e tërmetit ishte 95.8 kilometra poshtë detit, ndërsa epiqendra...

Vrau kunatën dhe e hodhi në liqen, burg përjetë për autorin (Emri)

Dashamir Xhepa, i cili akuzohet se vrau kunatën e tij dhe më pas e hodhi në liqenin e Sharrës, është dënuar me burgim të...

Ndryshime në qeveri: Eugena Tomini, zv/ministrja e re e Shëndetësisë

Eugena Tomini është emëruar zv/ministre e Shëndetësisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë dhe është botuar tashëm në fletoren zyrtare. Tomini deri më tani...