E martë, 26 Janar, 2021
5 C
Tirana

Në SHBA për vaksinën/ ‘Zhaku’ nxjerr zbuluar Ramën: Ishte në një galeri arti

Kryeministri Edi Rama njoftoi dje se ishte takuar me bossin e Pfeizer, Albert Burla, në qendrën e kompanisë prodhuese të vaksinës. Në njoftimin e bërë publik ne Twitter, Rama njoftonte se brenda dy muajve të parë të vitit të ri, të nisim vaksinimin në Shqipëri.

“Takimi pozitiv me bosin e Pfeizer, Albert Burla, në qendrën e kompanisë prodhuese të vaksinës në Nju Jork, përmbylli komunikimet tona të kësaj vizite kërkimore për të siguruar vaksinën për Shqipërinë – një sfidë e jashtëzakonshme në kushtet e një kërkese globale marramendëse. Prodhimi është ende shumë më i ulët se sa kërkesa botërore! Por ambicia jonë është mos mbetemi mbrapa në radhën e stërgjatë të shteteve që kërkojnë vaksinën! Përveç kanalit të sapohapur për vaksinën Pfeizer, do hapim në vijim edhe kanalet për vaksinat Moderna dhe Astrazeneca. Ambicia jonë është që brenda dy muajve të parë të vitit të ri të nisim vaksinimin! Duket e pamundur, po ne do t’ia dalim, pavarësisht vështirësisë së skajshme në këtë situatë për të gjithë, ku sidoqoftë vendet më të vogla e me të ardhura më të ulëta janë dhe më të dizavantazhuarat!”, shkruante ai.

Por Zhaku, tashmë një figurë e njohur në vend, ka publikuar fotot e Ramës me Burla në Facebook, ku zbulon se fotoja e publikuar është shkrepur në një galeri arti. Ajo shprehet se është turp që një kryeminitër që ende nuk ka kërkuar falje për vrasjen e 25-vjeçarit, të bëjë propagandë e të krijojë idenë se po punon për sjelljen sa më të shpejtë të një vaksine.

Inida Gjata (Zhaku) nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar. Zhaku, dikur pjesë e mediave dhe portaleve për reagimet dhe mendimet e saj të drejtpërdrejta, prej disa vitesh jeton në Gjermani së bashku me bashkëshortin e saj.

Statusi

Lexo edhe :   Rritet numri i viktimave nga Co*id-19 në Kosovë, mes tyre edhe një 29-vjeçar

Kjo foto eshte shkrepur ne nje galeri arti, gjate nje ekspozite. Eshte turp per nje kryeminister qe ende nuk ka kerkuar falje per vrasjen e Klodianit nga policia e Lleshit, te beje propagande e te krijoje pershtypjen se po punon per vaksinen, kur ne fakt po punon vetem per interesin e tij te ngushte personal. Cilet zhvillojne takime pune ne galerira arti, gjate nje ekspozite? Vetem Mafiozet. Pra meqe as Rama as Bourla nuk jane mafioze, ne galeri gjate ekspozites thjeshte kane shkrepur nje foto per te perhapur Endri me shoke “fake news”!

Lexo edhe :   Rritet numri i viktimave nga Co*id-19 në Kosovë, mes tyre edhe një 29-vjeçar

John Wayne eshte veper e Andy Warhol dhe ne MoMa aktualisht ka nje ekspozite me veprat e tij https://www.moma.org/calendar/galleries/5260

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dënohet Konte, ja sa ndeshje do të mungojë trajneri i Interit

Trajneri i Interit, Antonio Konte u dënua me dy ndeshje mungesë. Gjykata Sportive e Serisë A vendosi që tekniku zikaltër të përjashtohet për dy...

Astrit Patozi zbulon se ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit

Kryetari i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi do të kandidojë në Tiranë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Një ndër nga arsyet e marrjes së...

Sa është numri aktual, dhe ç’do të ndodhë me popullsinë e botës në të ardhmen

Deri në korrikun e vitit 2020, Toka banohej nga afërsisht 7.8 miliardë njerëz. Popullsia globale, është më shumë një vlerësim i numrit të përgjithshëm...

U gjet i mbytur/ Gruaja e ish-ministrit grek hedh akuzat : Mund të jetë vrarë

Vdekja e ish-ministrit të Rendit në Greqi, Sifis Valyrakis ka ngjallur reagime nga ana e familjes. Bashkëshortja e tij, Minas Papatheodorou – Valyrakis, dyshon...

Ura e Zogut drejt shembjes, fundoset me 30 cm njëra nga këmbët mbajtëse (Video)

Prurja e shumtë e ujit në Lumin Mat ka shkaktuar sërish probleme në Urën e Zogut në Milot. Marrja e inerteve pranë këmbëve te urës,...