E shtunë, 31 Korrik, 2021
35.5 C
Tirana

Në ‘rrjetën’ e vetingun/ KPK shtyn vendimin për gjyqtaren Altina Xhoxhaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shtyn vendimin në lidhje fatin e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj, KPK-ja ka kërkuar më shumë kohë në dispozicion duke e shtyre për në 3 maj shpalljen e vendimin te gjyqtares Xhoxhaj.

KPK ka shtyrë vendimin për të llogaritur likuiditetitet në deklaratën e pasurisë së gjyqtares, pasi pretendohet se gjyqtarja ka fshehur të ardhurat dhe nuk justifikon blerjen e një apartamenti.

Nga hetimet e kryera, KPK ka arritur në konkluzionin se Xhoxhaj ka bërë deklarime të pavërteta dhe nuk justifikon burimin e të ardhurave të saj për apartamente e truall në Tiranë dhe Durrës, si dhe nuk justifikon shumën prej 4.4 milionë lekë.

Sipas Open Data të ardhurat e deklaruar për periudhën kohore të viti 2014, Altina Xhoxhaj përfiton nga paga si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shumën prej 1 894 950 lekë. Të ardhura si pedagoge e jashtme në Shkollën e Magjistraturës, shumën prej 112 500 lekë. Të ardhura si trajnuese, projekti i BERZH-it për trajnimin e gjyqtarëve, shumën prej 1 500 euro. Të ardhura nga qiraja e apartamentit në Tiranë, 3780 euro, kontrata e lidhur më 1 nëntor 2013, rifreskuar më 1 nëntor 2014.

Ndërkohë bashkëjetuesi Arben Idrizi, përfiton të ardhura neto nga paga si sekretar i Përgjithshëm në institucionin e Presidentit të Republikës, shumën prej 1 490 880 lekë. Për shërbime jashtë vendit në funksionin e sekretarit të Përgjithshëm Arben Idrizi, përfiton shumën prej 1 885 dollarë. Kursime nga të ardhurat nga paga e vitit 2014, rezulton shuma prej 1 100 000 lekë.

Lexo edhe :   Shkarkimi, KPA lë në fuqi vendimin gjyqtarin e Krimeve të Rënda

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Nxehet situata mes socialistëve/Koçi-Lames: Dikush duhet çuar në SPAK

Pak më herët, drejtori i përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame reagoi pas akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi, se duart...

Izmir Smajlaj nuk kualifikohet për në finale

Izmir Smajlaj nuk u kualifikua dot për në finale në kërcim së gjati. Një tjetër sportist shqiptar largohet nga Olimpiada e Tokios, teksa është...

Përfundon aventura e Erkand Qerimaj, i 9-ti në renditjen e përgjithshme

Erkand Qerimaj ka dalë i 9-ti në renditjen e përgjithshme të peshëngritjes në Lojërat Olimpike “TOKIO 2020”. Peshëngritësi shqiptar garoi në kategorinë deri në...

Shqipëria nuk ka as të majtë e as të djathtë!

Nga: Enio Civici Zgjedhjet përfunduan. Qeveria është surprizë. Opozita u konsolidua në pozicionin e saj. Pandemia vazhdon, vaksinimi po ashtu. SPAK-u fatmirësisht po dëgjohet. Temperaturat...

FOTO/ Amal Clooney shtatzënë? Ja çfarë thotë çifti

Më herët u pretendua se George dhe Amal Clooney ishin në pritje të binjakëve. Por duket se këto kanë qenë në kuadrin e thashethemeve,...