E premte, 22 Janar, 2021
11 C
Tirana

Në rrezik për jetën, të shpëtojmë 8-vjeçarin nga Peja (VIDEO)

Kemi udhëtuar drejt Kosovës, aty ku me lot në sy na pret Blerondi i vogël i cili kërkon ndihmën tonë. Ai jeton me familjen e tij në Pejë dhe është vetëm 8 vjeç, por jeta e ka përballur shumë shpejt me dhimbjen. Ai vuan nga një sëmundje e keqe që i shkakton kriza epileptike shumë të forta.

Që në moshën 2 vjeç e gjysmë, ai endet nëpër spitale në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni. Koha që i ka mbetur është shumë e shkurtër, pasi duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale para se të jetë vonë.

“Gjendja e Blerondi sa vjen edhe përkeqësohet, i duhet patjetër t’i nënshtrohet operacionit. Unë si prind nuk kam më mundësi ku të gjej të ardhura, pasi djali ka kryer edhe operacione të tjera. I lutem gjithë shqiptarëve të më ndihmojnë, pasi bëhet fjalë për një shumë të madhe, që unë i vetëm nuk arrij dot ta plotësoj”, shprehet me dhimbje babai.

Mjekët kanë bërë me dije se Blerondi duhet të operohet me patjetër, për heqjen e një mase e cila i ka shkaktuar dhe po i shkakton epilepsi të vazhdueshme.

Sa më shumë kohë të kalojë, aq më shumë rrezikohet shëndeti i 8-vjeçarit. Mundësia e vetme për t’i shpëtuar jetën është të kryejë një operacion në Turqi. Operacioni kushton 32 mijë euro, por familja ndodhet në kushte shumë të vështira ekonomike dhe nuk mund ta sigurojë këtë shumë.

“Ndjehem shumë i humbur, më mirë i vdekur sesa të shohësh kështu fëmijën tënd. Është rënduar shumë, ka raste që krizat e kapin edhe 10 herë në ditë e ato janë të pakontrollueshme. I rri nga mbrapa gjithandej, shkoj me atë te shkolla sepse duhet ta ruaj. Pasi nuk dihet kur apo ku e kapin krizat”, rrëfen i ati.

Lexo edhe :   15-vjetori i vdekjes/ Kosova përkujton ish-presidentin, Ibrahim Rugova
Lexo edhe :   15-vjetori i vdekjes/ Kosova përkujton ish-presidentin, Ibrahim Rugova

Si çdo fëmijë edhe Blerondi ka ëndrra, ëndrra që varen nga ne. Prindërit e tij luten për ndihmë, pasi shërimi i të birit është në dorën e shqiptarëve!

Bamirësia nuk të varfëron!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Patozi: Ndryshimi do të vijë nga ata që nuk zgjedhin mëshirën e pushtetit

Kryetari i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi shprehet i bindur se ndryshimi do të vijë nga ata shqiptarë që nuk zgjedhin mëshirën e pushtetit...

Kosovë: KQZ nuk certifikon listën për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë nuk ka certifikuar listën për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët do të garonin më 14 shkurt. Ky vendim...

A ka jetë pas vdekjes? Milioneri ofron shpërblimin e majmë për përgjigjen

Një multimilioner nga Las Vegas, ofron 1 milion dollarë shpërblim për të gjetur përgjigjen e pyetjes: A ka jetë pas vdekjes? Robert Bigelow, 75 vjeç,...

Gjykata e Lartë kalon për gjykim dosjen e ish-ministrit, Saimir Tahiri

Gjykata e Lartë ka kalaur për gjykim dosjen penale ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Vendimi është marrë në dhomën e këshillimit në këtë...

O popull, votoni partitë e reja! PD do humbasë më keq se më 2017

Nga: Kreshnik Spahiu Zgjedhjet e 25 Prill nuk do ndryshojnë asgjë. Ky është basti im publik. Populli e ka shumë të vështirë ta kuptojë por...