Rreth 600 ushtarë nga Karolina e Veriut janë nisur për në Lindjen e Mesme, si pjesë e një grupi prej 3.500 parashutistësh amerikanë.
Të rinjtë që do të nisen si ushtarë bënë gati valixhet, paketuan ushqimin, morën armën dhe pasi takuan të dashuri, janë nisur për në misionin e radhës. Bëhet me dije se ndalesa e tyre e parë do të jetë Kuvajti, ndërsa ndalesat e tjera klasifikohen.
“Ne do të luftojmë vëlla”, thotë një ushtar, duke mbajtur dy gishtat lart dhe duke treguar armën.
Reuters bën me dije se edhe shumë ushtarë të tjerë amerikanë kanë marrë fletë-thirrje që të nisen me mision në këtë rajon.
Një ushtar nga Ashboro, Virxhinia, tha se ai nuk ishte i befasuar kur erdhi urdhri. “Unë thjesht po shikoja lajmet dhe vërejta si po rridhnin gjërat në Lindjen e Mesme. Atëherë më erdhi edhe ftesa për të shkuar ushtar në atë rajon e do shkoj sigurisht”, deklaroi 27-vjeçari.