E premte, 22 Janar, 2021
9 C
Tirana

“Ne nuk shkuam për një fitore të madhe”, Vuçiç zbulon prapaskenat e takimit në Washington

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ka zbuluar prapaskenat nga takimi në Uashington, ku firmosi marrëveshjen me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, në praninë e presidentit Donald Trump. Vuçiç ka zbuluar se përgjegjësia që kishte, ishte shumë e madhe, e po kështu edhe tensioni ishte shtuar. Ai ka treguar ndër të tjera se së bashku me ekspertët, nuk kanë fjetur gjatë gjithë natës, ndërsa kishin përgatitur çdo detaj të mundshëm.

“Amerikanët dhe gjermanët krijuan Kosovën, jo zviceranët, natyrisht. Unë e di se si duken bisedimet në Shtëpinë e Bardhë. E di se çfarë presioni kishte mbi ne dhe ata. Mjafton që ata të thonë; ne do të tërheqim forcat tona nga Kosova dhe ata (shqiptarët) do të bien dakord për gjithçka.

Në Washington, mund të ulesha në dysheme, sepse e dija se për çfarë luftoja, për vendin tim. Ne nuk fjetëm natën, përgatitëm çdo detaj. Bëmë një punë të mirë për vendin.

Ne ruajtëm dinjitetin e vendit, dhe treguam se Serbia pas 30 vjetësh mund të respektohet në Amerikë. Ne nuk shkuam për një fitore të madhe, sepse ato janë arritur në luftë. Ne shkuam për një fitore të vogël, pasi ato arrihen në paqe”, ka thënë Vuçiç.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Krizë totale, Liverpooli humbet ndaj modestëve të Anglisë

Liverpooli është në krizë totale! Ekipi i Jurgen Klopp u mposht në shtëpi nga modestët e Burnleyt me rezultatin 0-1 duke lënë 3 pikë...

Vrasja e Aleks Nikës, Balla: Predha u dëmtua qëllimisht me urdhër të Berishës

10 vite pas vrasjes së katër protestueve në vrasjen e 21 janari të vitit 2019, Policia e Tiranës ka kërkuar ditën e sotme rifillimin...

Gazetarët po rrezikohen nga gjuha e partive politike

Një sondazh i bërë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga RTV Dukagjini ka nxitur dy partitë politike, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike...

Deputeti i PS: Isha 2 m larg Aleks Nikës në 21 janar, e pashë se kush e vrau

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka bërë një deklaratë të fortë, ku është shprehur se ka qenë shumë afër me Aleks Veizin në...

Sondazhi/ PS do të fitonte zgjedhjet nëse do të mbaheshin sot

Nëse zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të zhvilloheshin sot, një sondazh i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB, zbuloi se 41.8...