E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

Në nder të 108-vjetorit të Pavarësisë/Niagara në Kanada ndriçohet kuq e zi

Mbrëmjen e 28 nëntorit, Ujëvara e Niagarës ka marrë ngjyrat e flamurit kombëtar shqiptar. Lajmin e ka përcjellë Ambasadori i Shqipërisë në Kanada, Ermal Muça, i cili ka postuar disa foto. Ai shprehet se Ujëvara e Niagarës u ndriçua kuq e zi, në nderim dhe respekt të 108 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, si edhe Muajit të Trashëgimisë Shqiptare në Ontario.

Statusi

Ujëvara e Niagarës, simboli i Kanadasë i njohur në mbarë botën, u ndriçua kuq e zi, me ngjyrat e Flamurit Kombëtar mbrëmjen e 28 nëntorit, në nderim dhe respekt të 108 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë si edhe Muajit të Trashëgimisë Shqiptare në Ontario.

Mirënjohje e sinqertë për autoritetet përkatëse kanadeze për bashkëpunimin dhe gjestin fisnik!

Gëzuar Pavarësinë Shqipëri!

#niagarafalls #diasporashqiptare

Ujëvarat e Niagarës shtrihen në 43º 4’ 54.7’’ të gje. gj. v , dhe 79º 4’ 19.5’’ të gja. gj. p.. dhe paraqesin një masiv të ujëvarave të cilat gjinden në lumin e Niagarës, në pjesën lindore të Amerikës Veriore, në kufirin në mes SHBA-ve dhe Kanadasë. Ujëvarat e Niagarës përbëhen nga tri ujëvara të ndara, edhe pse nuk janë mjaft të larta, ato janë mjaft të gjëra. Me më tepër se 168.000 m kub ujë në minutë, këto ujëvara janë një ndër më të dalluarat dhe më të njohurat në botë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...