E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
1.5 C
Tirana

“Në mos qeveritari i vjedh vartësi”, eksperti: Po shpikin taksa për të varfëruar shqiptarët

Viti 2019 hyri me ndryshime në Paketën Fiskale, ku u miratuan disa vendime të rëndësishme të taksave. Edhe pse Drejtori i Politikave Fiskale në ministrinë e Financave, Niko Lera u shpreh se këto ndryshime do të kenë një efekt diku tek 5-6 miliardë lekë të paketës fiskale në buxhet; PD-ja që para se të votohej buxheti 2019 e akuzoi qeverinë se po favorizonte oligarkët dhe se rriten taksat për shumicën.

Por, teksa qytetarët paguajnë dhjetëra taksa, a përdoren këto të fundit për shërbime publike?

Eksperti i ekonomisë Zef Preçi në një intervistë për Tirana Today thotë se në Shqipëri mungon lidhja ndërmjet kontributit të taksave dhe marrjes së një përfitimi prej tyre nga qytetarët.

Ai akuzon qeverinë se nëpërmjet koncesioneve për shërbime të ndryshme publike, qytetarët nuk e marrin shërbimin për të cilin janë duke paguar taksat. Dhe se përfitim kanë vetëm një grup i caktuar njerëzish, ndërkohë që shqiptarët vuajnë pasojat e detyrimit për të mbushur arkën e shtetit.

“Mbetet një shqetësim konstant pakënaqësia e qytetarëve për kthimin e këtyre taksave në të mira publike. Sidomos gjatë dekadës së fundit, te ne ka një tendencë që një numër i rëndësishëm i shërbimeve publike të transferohen nga shteti në duart e operatorëve ekonomikë privat. Për rrjedhojë transferimi në duart e privatëve, në kushtet kur aftësia kontrolluese e qeverisë është e dobët, këtu kam parasysh kontratat koncesionare. Detyrimisht kjo krijon një situatë ku shërbimet përkeqësohen ndaj qytetarëve, kostot rriten dhe qytetari nuk merr atë shërbim të premtuar për shkak të taksave që paguan.

Natyrisht që kjo gjë ndodh edhe në nivel qendror, si në rastin e kontratave të Check-up-it apo kontrata të tjera. Njësoj ndodh edhe në nivel vendor.

Klasa e pasur vazhdon të mos ndjejë efektet e krizës, për shkak edhe të aftësisë influencuese në vendimmarrje politike. Në një kohë që klasa e varfër vazhdon të mbijetojë. Më shumë sesa 500 mijë shqiptarë janë në kufijtë e varfërisë. Çka do të thotë një politikë fiskale e pamatur, si p.sh., vendosja e taksës për banesën automatikisht i zbret më poshtë. E kanë goditur praktikisht këtë kategori dhe ajo vazhdon të jetë vulnerabël dhe e ekspozuar karshi paqëndrueshmërisë së çmimeve etj.”

Lexo edhe :   Euro prek nivelin më të ulët që nga gushti 2019

Preçi thotë për Tirana Today se qeveria duhet të tregojë një kujdes më të veçantë në shpërndarjen e taksave dhe të mos ketë më rritje të numrit të taksave dhe tarifave të aplikuara.

“Problemi i Shqipërisë është që nuk duhet të shpiken taksa, si p.sh., ajo për arsimin. Të cilat në thelb kanë vetëm një synim, për të shtuar të ardhurat në buxhetin e shtetit pa pyetur për grupin shoqëror që i drejtohet. Duhet të mos rriten më tej taksat dhe këto taksa që mblidhen të përdoren me eficencë në interes të publikut dhe shërbimeve publike për të cilat ato janë projektuar.”

Ndërkohë edhe vetë qytetarët shprehen të zhgënjyer nga mungesa e investimeve edhe pse taksat janë shtuar. Ata thonë se kjo gjë i bën të besojnë se janë vetë qeveritarët të cilët marrin paratë që duhej të ishin në arkën e shtetit, për t’i shërbyer popullit dhe jo xhepit të pushtetarëve.

Lexo edhe :   Euro prek nivelin më të ulët që nga gushti 2019

“Ne jemi shumë të pakënaqur me si shpërndahen taksat. Sidomos me atë të gjelbërimit, pasi këtu është betonuar nga të katërta anët. Është mëkat që t’i japim lekët nga xhepi ynë për, t’i marr ata që janë lartë. Mos qoftë qeveritari, do të jetë vartësi i tij që i merr. Nuk ka rëndësi, mjafton që ato lekë shpërdorohen.”

“Të gjitha qeveritë kanë spekuluar me taksat. Pensionet nuk janë ngritur, rrugët kanë qenë konstante. Nuk po them që jemi më keq, por nuk ka asnjë zhvillim. I thonë 6 vjet duhej të kishte ecur, por asgjë. Pa folur për bujqësinë që nuk është bërë gjë. Qeveritë kanë punuar mbrapshtë, mendoj se 40% të buxhetit ata i fusin në xhepat e tyre.”

“Sa më shumë shtohen taksat, aq më shumë do të vjedhin ata. Është turp të thuash që jemi të kënaqur nga shërbimet publike që ofrojnë këta.  Ato janë të gjithë hajdutë.”

“Të gjitha taksat tona shkojnë në xhepat e qeveritarëve. Duket që nga gjendja e arsimit, që edhe pse kanë vënë taksë për arsimin, prapë jemi në një situatë të tmerrshme.”/ TIRANA TODAY

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Njeriu njihet kur ceket interesi personal”, Basha flet për Berishën

“E vërteta është që kam patur një bashkëpunim shumë të ngushtë. Ne kemi patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë kohës që...

Clinton nderon kryeministrin Rama me çmimin “Vital Voices Global”

Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork, me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga...

Ukraina fuçi baruti

Perëndimi i forcon krahët Ukrainës. Për shkak të rritjes së tensioneve ushtarake me Rusinë, SHBA, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania kanë mbështetur...

Gjici shfrenon fantazinë: As Gjermania s’i ka bërë investimet që ka bërë Kukësi

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka surprizuar me deklaratën e tij publike, duke thënë se as Gjermania nuk i ka bërë investimet që ka...

Foltorja dhe Prefekti, nuk janë hallet e shqiptarëve

Nga: Artur Ajazi Në një kohë kur gjithë bota merret me problemet e pandemisë, apo rritjes së mirëqenies, zgjidhjen e krizave dhe shuarjen e vatrave...