E martë, 27 Tetor, 2020
22 C
Tirana

Në mbrojtje të Evropës

Më të lexuarat

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Humb betejën me virusin specialistja e Shëndetit Publik në Tiranë

Pandemia çdo ditë e më shumë po shkakton humbje jete, dhe një numër të lartë të infektuarish. Humbje jete ka patur po kështu edhe nga...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

“Nuk debatoj me burra me zë të hollë”/Shpërthen Murrizi: Rruaj vetullat Vehap

Një situatë tallëse dhe aspak serioze është krijuar mbrëmjen e djeshme në “Open”. Shpeshherë situata ka dalë jashtë kontrollit, nga gjuha aspak etike e...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Fotoja bëhet virale/ Melania Trump përdor sozi

Shpesh është folur që Zonja e Parë e SHBA ka një sozi, e cila e shoqëron presidentin hera-herës. Përkundrejt këtyre zërave, Trump e ka...

Kudo me truprojë, si ndryshoi jeta e Luanës pas përndjekjes (FOTO)

Pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje, moderatorja Luana Vjollca shfaqet kudo me truprojë. “Në çdo hap me mua. Faleminderit për sigurinë...

Nga: Michel Barnier “Project Syndicate”

Shahu gjeopolitik është kthyer prapë. Pas një ndërprerje të shkurtër pas vitit 1989, në të cilin drejtimi i historisë dukej sikur po anonte drejt një rendi ndërkombëtar paqësor, tanimë jemi dëshmitarë në rritje të konkurrencës së fuqive të mëdha, pretendimeve për hegjemoni dhe një ekspansioni thuajse perandorak.

Zgjedhjet e Parlamentit Europian të këtij muaji, janë konsideruar gjerësisht si një pikë kthese, që do të përcaktojë fatin e Bashkimit Evropian. Por edhe nëse Evropa do të kursehet nga sukseset e mëdha të forcave populiste përçarëse, ajo nuk do të jetë ende jashtë telasheve.

Rusia është duke e shkelur ligjin ndërkombëtar, dhe duke theksuar ndikimin e saj rajonal. Kina po angazhohet në një konkurrencë strategjike në të gjithë botën, dhe po promovon modelin e një rendi ndërkombëtar alternativ.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë zgjedhur të mbrojnë interesat e tyre, përmes veprimeve dhe presionit të njëanshëm. Përballë këtij zgjimi të dhunshëm të rivaliteteve gjeopolitike, Evropa duhet ta marrë të ardhmen e saj në duart e veta. Nëse nuk mblidhemi që të flasim dhe mbrojmë interesat dhe vlerat tona, Bashkimi Evropian dhe shtetet e tij anëtare, do të bien pre e të tjerëve në rendin (kaosin) e ri global.

Ka ardhur koha, që evropianët të ndërtojnë kolektivisht sovranitetin e tyre në të gjitha fushat, ku synojnë të jenë protagonistë, dhe jo spektatorë: në politikën e jashtme dhe mbrojtje, ekonomi dhe tregti, teknologjinë dixhitale dhe qëndrueshmërinë mjedisore.

Nën udhëheqjen e Presidentit të Këshillit Europian Donald Tusk, dhe Presidentit të Komisionit Europian Zhan Klod Junker, BE-ja ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim. Ne e kemi forcuar politikën tonë tregtare, në përgjigje të perspektivës së luftërave tregtare, dhe e kemi bërë ekonominë tonë më pak të ndjeshme ndaj tyre.

Përveç kësaj, kemi investuar në mbrojtjen e rrjeteve kritike dhe të infrastrukturës, kundër sulmeve kibernetike. Për habinë e shumëkujt, kemi shënuar hapa të mëdhenj në kuadër të një mbrojtjeje të përbashkët. Dikur një tabu, mbrojtja është bërë prioritet politik për Komisionin.

Fondi Europian i Mbrojtjes prej 13 miliardë euosh, do të krijojë një bazë të re në planifikimin e përbashkët, dhe blerjen e pajisjeve ushtarake të përbashkëta. Por, Evropa mund dhe duhet të bëjë më shumë në këtë fushë.

Edhe pse rritja e shpenzimeve, do të na bëjë më të fortë, ato nuk janë të mjaftueshme. Evropa ka nevojë për një plan – një busull politike – dhe qytetarët tanë e presin një të tillë. “Strategjia Globale e BE-së”, e prezantuar në vitin 2016 nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federika Mogerini, e vendosi në një nivel të ri kolektiv ambicien evropiane për veprim të jashtëm.

Tashmë ka ardhur koha për një Shqyrtim Strategjik të Mbrojtjes, që përbëhet nga vlerësimi i përbashkët i kërcënimeve kryesore, me të cilat do të përballet Evropa në mes të viteve 2030; udhëzime strategjike për prioritetet e përbashkëta për BE-në dhe shtetet anëtare; dhe përkthimin e kësaj në pajisje të përbashkëta dhe struktura institucionale.

Ne kemi nevojë për aftësi të unifikuara, për t’u përballur me sfida të reja asimetrike, siç janë terrorizmi; krimi elektronik; fushatat dizinformuese; dhe kërcënimet kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore. Në veçanti kibernetika, është një fushë ku kapacitetet tona civile dhe ushtarake duhet të forcohen për të përballuar me sukses sfidat e ardhshme.

Për të mbështetur këto përpjekje, ne duhet të ndërtojmë Unionin e Politikës së Jashtme dhe të Mbrojtjes. Pra, institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare formojnë një ekip. Synimi nuk është të shkatërrohet sovraniteti i shteteve anëtare, por ta bëjë secilin vend më të fortë.

Një politikë e përbashkët e jashtme dhe e mbrojtjes, përfiton nga diversiteti i shërbimeve të inteligjencës, forcat e armatosura, pajisjet dhe përvoja luftarake, së bashku me rishikimin e qasjeve të ndryshme rajonale – përkundrejt Afrikës, Lindjes së Mesme, Ballkanit Perëndimor dhe krahut lindor të Evropës – bazuar tek historia dhe gjeografia.

Brenda kësaj kornize, shtetet anëtare të gatshme dhe të afta, duhet të veprojnë gjithashtu si ambasadorë, ose t’i drejtojnë vendet në fusha të ndryshme. Kjo do të mundësonte fleksibilitet dhe qëndrueshmëri në formatet apo nismat rajonale, dhe gjithashtu do t’u lejonte vendeve anëtare ta përdorin ndikimin e tyre, për të mbështetur interesat kombëtare dhe evropiane.

Për një kohë të gjatë, çështjet e brendshme si Brexit, e kanë monopolizuar axhendën e liderëve evropianë, në kurriz të sfidave të ngutshme të sigurisë. Stabiliteti në Afrikë, procesi i paqes në Siri, kriza në Libi, Ballkani Perëndimor, lagja jonë lindore dhe Arktiku, meritojnë gjithashtu më shumë vëmendjen nga ne, përveç kapacitetit tonë për t’u angazhuar me partnerët strategjikë.

Sfidat e përbashkëta të sigurisë, duhet të jenë çdo 3 apo 6 muaj në axhendën e Këshillit Evropian. Përmes diskutimeve të rregullta dhe të strukturuara, udhëheqësit duhet të diskutojnë mbi prirjet strategjike, dhe të përcaktojnë një kurs të përbashkët veprimi, duke përdorur morinë e mjeteve të politikës së jashtme të BE-së.

Çelësi për një politikë të jashtme të suksesshme, është fuqia për ta mbështetur atë. Evropa bazohet kryesisht tek fuqia e saj e butë, por sërish ne jemi një kockë e fortë kur duam. Kthimi i politikës së fuqive të mëdha, do të thotë që ky ç’ekuilibër nuk është më i qëndrueshëm.

Evropa ka nevojë të forcojë pozitat e saj mbrojtëse, dhe qytetarët tanë presin një BE që mbrohet vetë, që është më e aftë dhe sovrane. Dhe këtë mund ta arrijmë, vetëm nëse shtetet anëtare dhe institucionet e BE i bashkojnë forcat.

Shënim: Michel Barnier, ka qenë zv/president i Komisionit Evropian, dhe ministri i Jashtëm i Francës. Ai është aktualisht kryenegociatori i BE-së për Brexit.

TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Në kontakt me një të infektuar me koronavirus, Lavrov anulon vizitën në Ballkan

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka anuluar vizitën e tij në Ballkan, pasi ka qenë në kontakt me një person të infektuar me...

Lojtari shqiptar zgjedh të luajë me kombëtaren e Greqisë

Një tjetër lojtar shqiptar zgjedh Greqinë. Bëhet fjalë për mbrojtësin 23-vjeçar, Lazaros Rrota. I lindur në shtetin helen në vitin 1997 dhe i formuar...

Kodi Zgjedhor, Pollo: Rama refuzoi BE-në, shqiptarët të dalin ta largojnë

Komisioni i Ligjeve rrëzoi dekretin e presidentit Ilir Meta dhe të enjten Kuvendi do kalojë për miratim Ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ish-deputeti i PD, Genc...

Raporti i KE: Në Shqipëri, borxhi kërceu në 81.5% të PBB-së

Shpërthimi i COVID-19 dhe masat për të kontrolluar përhapjen e tij kanë ndikuar rëndë në ecurinë ekonomike në tremujorin e dytë të vitit 2020...

Situata e rënduar nga Covid-19, Republika Çeke vendos karantinën

Republika e Çekisë vendosi orë policore nga 21:00 deri në 05:00 si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Kjo masë do të jetë në...