E martë, 14 Korrik, 2020
16 C
Tirana

“Në maj të vitit 2020 do të diskutohet…” / Gent Cakaj: Shqipëria nuk dështoi!

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj deklaroi se shtyrja e vendimit për hapjen e negociatave nuk ka të bëjë me performancën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por për shkak të divergjencave të brendshme të BE-së.

Në një deklaratë për mediat, Cakaj theksoi se mungesa e konsensusit vjen nga vizionet e ndryshme për të ardhmen e BE-së.

Ndër të tjera, ministri u shpreh se Shqipëria do të vijojë me intensitetin e reformave, pavarësisht shtyrjes së negociatave deri në maj të vitit 2020.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut u trajtuan në mënyrë identike, pasi të dy vendet i kanë plotësuar kushtet për të nisur negociatat, por shtyrja e këtij vendimi nuk ka të bëj me performancën e tyre, por me faktorë të brendshëm.

Fqinji ynë i ka ndryshuar emrin për t’i dhënë fund një problematike prej dekadash, por sërish vendimi u shty sepse vendimi nuk kishte lidhje me Maqedoninë. Edhe për Shqipërinë, që jemi një vend që po bëjmë një reformë të thellë në drejtësi. Edhe për Shqipërinë vendimi u shty, pasi procesi nuk ka lidhje me vendet aspirante.

Kjo është shtyrja për të tretën herë radhazi, për një vendim që është shumë i thjeshtë. Kjo shtyrje e vendimmarrjes nuk lidhet me meritat e Shqipërisë, por pasqyron një varg divergjencash brenda BE-së. Shtyrjen e diskutimit të rastit të Shqipërisë dhe Maqedonisë në maj të vitit 2020, nuk duhet përkthyer si dështim i politikave të BE-së. Procesi i zgjerimit të BE-së do të vijojë pas reformimit të brendshëm të BE-së. Shtyrja e këtij procesi nuk do të thotë që duhet të ketë vonesa për plotësimin e 5 reformave kyçe dhe plotësimin e kërkesave të Bundestagut”, deklaroi Cakaj.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Moti bën kthesën e madhe për nesër, priten reshje shiu

Dita e martë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim. Në mesditë, vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të karakterit...

“Jam ende e dashuruar”, Dafina Zeqiri shuan heshtjen

Këngëtarja Dafina Zeqiri tregoi mbrëmjen e sotme në “Në Kurthin e Piter Pan” se është ende e dashuruar, por pa treguar se me kë. Ajo...

“Je shërbëtor i paguar, je letyrë”, degjeneron në ofendime debati në studion televizive

Listat e hapura ishte tema e diskutuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Open" në Top Channel, ndërsa të pranishmit në studio kanë shpërthyer deri...

“Kosova rrezikon të dëmtohet rëndë”, Haradinaj jep paralajmërimin e fortë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë vlerësimin e tij në lidhje me intervistimin në Hagë të Hashim Thaçit, pas aktakuzës për krime lufte. Në...

Murrizi paralajmëron zhvillime të reja

Deputeti Myslim Murrizi e cilëson “ulërimë false” deklaratën e përbashkët të opozitës së bashkuar, kundër lëvizjes së kryeministrit Rama, në favor të listave të...