Futboll

Në Madrid apo Milano? Ja si përgjigjet Jose Mourinho

               Publikuar në : 21:28 - 10/01/19 Enno

Eksperienca te Manchester United nuk pati një fund të mirë për Jose Mourinhon. Tashmë që është i papunë, në media flitet që trajneri portugez do të rikthehet te Inter ose Real Madrid. Mourinho e ka udhëhequr Interin drejt triumfit të trefishtë në vitin 2010, ku pastaj kaloi te Real Madridi, ndërsa ka thënë se do të ishte nder po ta drejtonte përsëri njërën nga këto dy ekipe.

Trofetë e fundit të Interit janë që në atë kohë, në sezonin 2009/2010, kur e fitoi titullin, Kupën dhe Ligën e Kampionëve. Tifozët zikaltër ende e duan trajnerin, ndërsa besojnë në një kthim të tij të mundshëm në Serie A.

“Rikthimi në Madrid ose Inter do të ishte një nder i madh, por unë jam duke biseduar vetëm me ty (gazetarit) dhe askënd tjetër aktualisht. Kur lojtari ose trajneri kthen në një klub, mendon në diçka pozitive. Kështu jam ndjerë kur jam kthyer te Chelsea.

Kur një profesionist kthehet ose ftohet të kthehet në një klub, është një nder i madh. Nëse ju kërkojnë përsëri, kjo është për shkak se ata e dinë vlerën tuaj.

Aktualisht kam të drejtën të relaksohem, të pres, të kem kohë të kritikoj veten dhe të analizoj gjithçka që kam kaluar nëpër vitet e fundit me qetësi. Duhet të jem në gjendje të mendoj dhe të përgatitet për fazën tjetër të karrierës sime”, ka deklarua Mourinho.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT