E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

“Në LSI ka shumë socialistë”/ Kryemadhi: Gara jonë nuk është me PS-në

Në një bashkëbisedim me gazetarët, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, tha se në zgjedhjet brenda partisë, ka pasur një pjesëmarrje të madhe të emigrantëve jashtë vendit dhe të të rinjve. Për Kryemadhin, kjo është një situatë që i paraprin zgjedhjeve të 25 prillit, sa i përket kthimit të shqiptarëve jashtë.

“Në zgjedhje do të jetë një pjesëmarrje e madhe, për shkak të infrastrukturës. Pati një lëvizje të tyre dhe pjesëmarrja e tyre ishte shumë e madhe. Risia e zgjedhjeve ishte aplikacioni online. Na bëri përshtypje pjesëmarrja e votuesve jashtë Shqipërisë, në Gjermani, Itali. kjo është një situatë që i paraprin zgjedhjeve të 25 prillit, sa i përket kthimit të shqiptarëve jashtë. Ky proces nuk pati thjesht konfirmimin tim në detyrë. Sepse detyrat e mia do të jenë të drejtpërdrejta dhe shumë më të mëdhaja.

Sot sfidat si kemi personale, por përballë qytetarëve shqiptarë. Duam t’u kthejmë shpresën në shtëpi, në një jetë normale. Atë e ka vështirësuar jo vetëm situata ekonomike, e tërmetit. Pjesëmarrja e të rinjve në proces ishte thelbi, dhe tregon energjinë e LSI-së, ç’ka tregon se ajo ecën me hap të shpejtë. Zgjedhjet ishin provë e LSI-së në zgjedhje”, tha ajo.

E pyetur nëse në LSI ka më shumë socialistë, ajo u shpreh se kjo nuk është garë. Duke analizuar situatën, Kryemadhi deklaroi se qytetarët ndihen të pashpresë, ndaj duhet të shohin LSI-në si një alternativë të mundshme.

“Unë nga PS-ja vij, Vasili nuk vjen nga PS-ja, Luan Rama vjen nga PS-ja, nuk është garë se kush vjen nga PS-ja dhe nga partitë e tjera. Qytetarët që ndihen të pashpresë, të bëhen pjesë e këtij vizioni, gara jonë nuk është me PS-në, është me Rilindjen me shpopullimin që bëhet me të rinjtë e të rejat. Beteja jonë nuk është me PS-në, të bashkohemi të gjithë. Po ta dish që ka shumë socialistë”.

Lexo edhe :   Përgjimet e Ndraghetas: Fitojnë miqtë tanë të PS, mund të marrim çfarë të duam
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...