Këtë sezon emisioni “Vila24” ka ardhur me disa risi dhe rubrika të reja ku një rol të rëndësishëm edhe këtë sezon kanë të ftuarit dhe intervistat ekzkluzive me ta në këndin e kafesë!
E ftuara e parë ishte këngëtarja Evi Reçi e cila në një intervistë ndryshe zbuloi për njohjen me ish banorin e Big Brother Vip, Kleidi Hysa.
“Na kanë prezantuar, shoqëri e përbashkët, pastaj filluam të flisnim në instagram, gjërat erdhën natyrshëm. Tani që flasim kemi një lidhje në distancë dhe për momentin është mirë kështu si është. Çdo 2-3 javë mundohemi të takohemi, sigurisht që jemi duke e testuar derisa të vi momenti të vendosim. Familja ime e priti shumë mirë, mami e kishte ndjekur në Big Brother dhe e pëlqeu menjëherë sapo e mori vesh për ne. Jemi mirë, qetë deri tani por nuk di të them se çdo vi më pas për momentin nuk kam asnjë plan “- tha Evi.