Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Në Kuvendin e ri priten të zbarkojnë shoferët, teknikët dhe parukierët

9 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Të martën Kuvendi shqyrton vetingun

Kuvendi i ri i Shqipërisë pritet të mbushet me shoferë, teknikë, parukierë, por edhe nga ata që nuk kanë ushtruar asnjë profesion.

Kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, kanë një nivel të ulët të shkollimit.

Ky është konstatimi që bën, “Instituti i Studimeve Politike”, i drejtuar nga Afrim Krasniqi, i cili ka publikuar disa CV të kandidatëve për deputetë ku “spikasin” shoferët, teknikët, parukierët apo dhe njerëz me 7 klasë shkollë.

“Janë rreth 10 raste nga (PDIU, ADK, PSD, PK, Sfida, LSI e PS), 3 prej tyre të sigurt deputetë pa shkollë dhe me profesione si punonjës i pastrimit, punonjës në sallon bukurie, teknik pulti, dy pa profesion dhe pa përvojë pune në jetë, dhe së fundi, edhe një kandidat me arsim 7 vjeçar bazë!”, shkruan ISP por pa publikuar emrat e këtyre kandidatëve.

    

 “Ju kujtohet koha kur në parlament çdo rreth duhet të kishte një komisar politik, një mjelëse të dalluar, një teknik, një minator, një sportist, një artist, dhe ndonjë rapsod? Me idenë, – se parlamenti përfaqëson gjithë popullin! Sot jemi në demokraci por mentaliteti mbetet i njëjtë. Partitë kanë shpikur rregulla e udhëzime për të shmangur nga kandidimi figurat më elitare politike, për të mos lejuar të hyjnë në politikë njerëzit e dijes dhe ata që politikën e kanë jo vetëm pasion por edhe profesion, dhe na kanë ofruar e po na ofrojnë deputetë – numra, pa gojë, pa CV, pa të shkuar dhe pa të ardhme, por ama të fortë nga muskujt, paratë dhe lidhjet me shefat e partive.

Tani këto gjëra kanë pak rëndësi sepse fushata de juro ka nisur. Ata janë emëruar, janë shpërblyer dhe me siguri, janë duke përgatitur kartvizitat, posterat e fletëpalosjet me premtime për na u dhuruar neve. Dikush duhet ti refuzojë, dikush duhet të mos lejojë të tallen kaq keq me ne dhe demokracinë, dikush duhet tu thotë atyre se politika nuk është as shah, as poker, as ultimatum, as pazare pushteti, por është ide, mision, alternativë, sens mase e sens përgjegjësie, akt shërbimi dhe kurajo e vizion për të ndryshuar për mirë jetët tona bashkë me jetën e shoqërisë.

Shumëkush mund të heshtë sepse kur çmendet gjithë fshati i çmendur duket vetëm ai që nuk është çmendur, por ju o turma qytetarësh që shkoni nëpër mbledhje partie, brohorisni e ulërini, që na shisni skandale të tilla si vlera, – nëse nuk keni standarde për veten dhe pranoni gjithçka u ofrohet, të paktën skuquni nga turpi dhe tregoni respekt për fëmijët tuaj: mos lejoni ta leni të ardhmen e tyre në dorën e këtyre kategorive aksidentale politike. Politika tek ne është e harbute, e ashpër, e pandershme, denigruese, korruptive, por gjithnjë ka një minimum standardesh etike që duhen njohur, menduar, respektuar e pasuruar”, shkruan më tej Krasniqi.

 

Tags: cvInstituti i Studimeve politikekuvendi i riparukiereshofere

TË LIDHURA

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament
Politikë

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik
Aktualitet

Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik

20:53 | 11/03/2026
Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë
Aktualitet

Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë

20:21 | 11/03/2026
Next Post
Miratohet Statusi i Naftëtarit, 5 mijë përfitues në të gjithë vendin

Miratohet Statusi i Naftëtarit, 5 mijë përfitues në të gjithë vendin

Der Spiegel: Në Maqedoni ka histeri antishqiptare

Der Spiegel: Në Maqedoni ka histeri antishqiptare

Vlorë, hajduti “profesionist” mbahej në mbikëqyrje nga policia, arrestohet në flagrancë

Vlorë, hajduti "profesionist" mbahej në mbikëqyrje nga policia, arrestohet në flagrancë







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit
Bota

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit

by mirseda
22:46 | 11/03/2026
0

Izraeli njoftoi këtë të mërkurë në mbrëmje se ka filluar një valë sulmesh në shkallë të gjerë...

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

22:17 | 11/03/2026
Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

22:05 | 11/03/2026
Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

21:57 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com