Deputetja Rudina Hajdari sot u vu në krye të grupit të ri parlamentar të Partisë Demokratike nga radhët e deputetëve të rinj që janë futur së fundmi në Parlament.
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se nuk ka asnjë grup parlamentar të Partisë Demokratike në Parlament.
“Nuk ekziston asnjë grup parlamentar i PD në Parlament. PD është një parti me një statut neni i të cilës nxjerr jashtë partive ata që nuk zbatojnë vendimet. Ata përjashtohen vetvetiu. Për mua, liria është zgjedhje”, tha Berisha në Abc News.