E premte, 23 Tetor, 2020
22 C
Tirana

Në kërkim të vaksinave

Më të lexuarat

Ilona Staller, pornostarja që u zgjodh deputete në Itali (VIDEO)

E lindur në vitin 1951 në Hungari, Ilona u rrit nga nëna e saj dhe njerku i saj, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme....

Meta te berberi/ Artan Hoxha i nxjerr foton: Garda e Republikës rrethon zonën

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka publikuar një foto të presidentit Meta i cili ndodhet tek berberi. Fotoja është shkrepur nga larg, dhe kjo për...

Turqia eksporton armë anti-dron në Shqipëri

Një kompani që vepron në qytetin Antalya të Turqisë, armët kundër dronëve të dizajnuar nga inxhinierët turq që i ka prodhuar për Forcat e...

Vdes vullnetari që iu injektua vaksina anti-covid e prodhuar nga AstraZeneca

Autoriteti shëndetësor brazilian Anvisa, tha të mërkurën se një vullnetar i cili mori pjesë në një provë klinike të vaksinës COVID-19 të zhvilluar nga...

Plas sherri në studion e ‘Top Channel’, konkurrentët largohen nga emisioni

Puntata e radhës në ‘Përputhen’ ka përfunduar me sherre dhe me largim nga studio të djemve dhe vajzave që kanë shkuar për të gjetur...

“Hetues amerikanë asistojnë në çështjet e SPAK dhe BKH”, flet Yuri Kim

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka shprehur edhe një herë mbështetjen e SHBA ndaj institucioneve të dala nga reforma në drejtësi. Ajo u shpreh se...

Ku ndryshojnë Trump dhe Bajden mbi politikën e jashtme amerikane

Nga David Tafuri “The Hill” Menaxheri i fushatës së Trump e ka nxitur Komisionin për Debatet Presidenciale të “ri-mendojë dhe ri-publikojë një sërë temash…me theksin...

E akuzuan për vrasjen e Remzi Hoxhës, reagon ashpër Sali Berisha

Ish kryeministri, Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të familjarëve të biznesmenit të njohur Remzi Hoxha. Ai ka hedhur poshtë akuzat se ka gisht...

Ja cila grupmoshë po infektohet më shumë me Covid-19

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, dr. Skënder Brataj, pohoi se virusi ka pësuar mutacion gjatë gjithë këtyre muajve, dhe tani shfaqet me simptoma të ndryshme...

“Muajt e ardhshëm do jenë të vështirë”, Mitsotakis: Nga e shtuna me kufizime

Jo vetëm Italia, por edhe Greqia vijon me shifra të frikshme të të infektuarve. Masa të tjera do të hyjnë në fuqi, duke kufizuar...

Nga: Sokol Balla

Shqipërisë i duhen vaksinat. I duhen sigurisht për pandeminë, dhe qeveria thotë se do të na i sigurojë ato ndoshta brenda muajit dhjetor. Por Shqipërisë i duhen edhe vaksina të tjera. Para pandemisë, vaksina më e përfolur ishte reforma në drejtësi.

Sot kjo reformë ka dhënë një rezultat fiktiv, por të rëndësishëm, që ka lidhje me një ngjarje aq të rëndësishme të 22 viteve më parë, saqë, nëse ajo zgjidhet, do të fillojë të ndajë përfundimisht politikën nga krimi. Pasi do të sqarojë nëse vrasja e Azem Hajdarit ishte thjesht një ngjarje kriminale, apo nëse ishte një atentat politik, i inskenuar me dinakëri dhe i përdorur më pas politikisht, për të thyer me arkëmortin e tij, dyert e pushtetit.

Prokuroria ka vendosur të thërrasë Sali Berishën dhe ta pyesë atë lidhur me ngjarjet e vrasjes së Azemit, në 12 shtator 1998. Do ta pyesë, pasi ditët e fundit, janë publikuar pamjet, kur ish kryeministri interviston Zenel Nezën, i vetmi i mbetur gjallë nga ai atentat, ndërsa rikuperonte në spital nga plagët e marra.

Berisha shihet duke e intervistuar Nezën, i cili më pas ndihmohet të arratiset jashtë Shqipërisë e që atëherë, nuk është parë më. Por lajmi është se Sali Berisha është thirrur të dëshmojë, njëlloj si Jaho Mulosmani. I dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e Azemit, tani njëlloj, i barabartë në dëshminë e tij, si Sali Berisha. Jaho nga burgu, Saliu nga rrugica e “tij”, në Bllokun e ri të Tiranës prapa Piramidës.

20 vjet më parë Doktori i famshëm sfidonte Prokurorinë dhe tallej me hetuesit, të cilët nuk guxonin ti shkonin as në selinë e PD, por pinin kafe te parkingu i selisë Blu. Po sot, a do ta bëjë ai këtë gjë dot? 20 vjet më parë ai shkoi dhe dorëzoi dëshminë e tij në Ambasadën Amerikane, ndërsa sot, ndoshta rastësisht, ambasadorja amerikane paralajmëroi dhe njëherë armiqtë e reformës se drejtësia e re nuk kishte më frikë prej tyre. Mesa duket vaksina e reformës po fillon e jep frytet e veta.

Lexo edhe :   Shtimi i të infektuarve, Ministria e Shëndetësisë bën gati spitalet rajonale
Lexo edhe :   “22 pacientë në terapi intensive”/ Manastirliu flet për kapacitetet në spitale

Njëlloj si vaksina e COVID, e cila duket për fat të keq, shpresa e vetme qqë të shpëtojmë shëndetin dhe ekonominë nga Lufta e Tretë Botërore që ka nisur që në shkurt. Gati 400 të vdekur, 200 të shtruar në spital dhe mbi 30 mijë të papunë, janë një faturë e rëndë për një vend si Shqipëria.

Por a jemi ne gati për një valë të dytë infektimesh? Greva e protesta mjekësh e infermierësh, që denoncojnë sipas tyre premtime të pambajtura, një numër i madh uniformash të bardha, që mësojnë gjermanisht në vend që të hanë bukë në pushimin e drekës, nuk premtojnë një gjë të mirë apo një dimër të qetë. Menaxhimi i deritanishëm i krizës ka sigurisht bashkëpërgjegjëse edhe papërgjegjshmërinë tonë si qytetarë, por ne në 25 prill 2021, do jemi votues dhe jo të votuar. Qeveria e di mirë këtë, si di mirë se presidenti bëri çmos, që zgjedhjet dhe fushata të jenë sa më afër, periudhës më të keqe të një vale të dytë të mundshme të pandemisë.

Ndaj ashtu si Trump në Amerikë, edhe qeveria po sheh me ankth nga vaksina. Si shpëtimi i vetëm nga një sëmundje, që edhe brenda pafuqisë së saj dhe fuqisë së panjohur të virusit, ajo nuk na ruajti dot. Si gjithmonë, ashtu si vaksina e drejtësisë, edhe kjo e koronës do të vijë nga jashtë. Të shpresojmë që kësaj radhe, do të funksionojnë. Jemi lodhur nga dështimet!*

*Editorial i lexuar në fillim të puntatës së përnatshme të “Real Story” në News24

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shtatzënë për herë të dytë, deputetja e PS me koronavirus

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti e cila është në pritje të fëmijës së dytë është infektuar me koronavirus. Gjendja e saj është e stabilizuar...

Bardhi publikon videon: SPAK-u e ka të thjeshtë hetimin për inceneratorët

Inceneratorët janë kthyer në debatin kryesor mes partive politike në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi thotë se...

Covid-19, Brataj: Maska e nevojshme, ja cilat nuk duhen përdorur

Edhe pse mbajtja e maskës është bërë e detyrueshme që nga 15 tetori, ende ka debat lidhur me efikasitetin e tyre. Kreu i Urgjencës Kombëtare,...

Koronavirusi prek Borussia Dortmund, infektohet Emre Can

Borussia Dortmund, është ekipi i rradhës i prekur nga koronavirusi. Verdhezinjtë gjermanë, kanë bërë kontrollet rutinë për COVID-19 dhe një nga yjet kryesore të skuadrës,...

Agjensitë amerikane të zbulimit: Irani dhe Rusia sulmojnë sërish zgjedhjet

Agjensitë amerikane të zbulimit kanë akuzuar Iranin dhe Rusinë se u përpoqën të përdorin të dhënat e regjistrit të votuesve në “përpjekje të dëshpëruara”...