Dy yjet e boksit, Conor McGregor dhe Donald Cerrone kanë dalë mëngjesin e djeshëm në një konferencë për shtyp.
Mirëpo ajo çfarë ka bërë habi është se ndryshe nga herët tjera nuk pati ndonjë incident mes dy kundërshtarëve. Madje ata të dy janë parë duke shtrënguar edhe duart, sjellje jo e zakonshme kjo për McGregor.
Gjatë fjalës së tij në konferencë ai tha se në ring do të derdhet gjak pasi ai do fitojë me çdo kusht. McGregor u shpreh se ka respekt për kundërshtarin e tij, pasi sipas tij e meriton.
“Kam respekt për Donald, pasi e ka fituar atë përgjatë gjithë karrierës së tij në artet marciale mikse dhe e kam vëzhguar gjatë. Ai ka bërë gjëra që jot ë gjithë i realizojnë, ka vite këtu dhe ka treguar se ka kurajo. Gjithsesi, kjo është një sfidë dhe do të ketë gjak në kafaz, pasi unë do ta mposht Donald, por nuk do të jetë gjak hakmarrje apo inati mes nesh”, tha ai.
Ndeshja e shumëpritur do të zhvillohet ditën e shtunë më 18 janar.