Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Ne jemi me policinë. Po policia me kë është?

14:02 | 04/08/2022
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Çmimi i marrëzisë!

Nga: Lutfi Dervishi

Si ndodhi që figura e policit është zhvendosur nga rubrika e satirës dhe humorit te kronika e zezë?!

Nuk po i referohem vetëm rasteve të fundit të Himarës apo Laprakës, ku policët janë kthyer në vrasës, nuk po i referohem as vendeve të tjera dhe as filmave ku ndodh që polici është në anën tjetër të ligjit! Pyetja është: sa ka depërtuar krimi i organizuar në polici? Cili është ndikimi i tij në nivelet e larta të policisë së shtetit?

Në kushtet kur krimi ka penetruar në politikë, në Parlament, në drejtësi, në administratë sa shanse ka që policia të ketë qenë imune? ZERO! Dhe mjafton vetëm çështja e hashashit (2017) ku SHISH denoncoi 120 oficerë policie të përfshirë në trafik, mjafton dënimi i zyrtarëve të lartë të policisë për trafik narkotikësh, mjafton përfshirja e oficerit të policisë në zgjedhje në Dibër apo përfshirja e drejtorit të përgjithshëm të policisë në fshehje dhe manipulimin në ngjarjen e Elbasanit prill 2021 për të thënë që kemi një problem të madh te “koka e policisë”

Pyetja është: sa është gjerësia, thellësia dhe perimetri i infiltrimit të krimit në policinë e shtetit?

Në fund të vitit 2016 IDM (Instituti për Demokraci dhe Ndermjetesim) publikoi një studim: integriteti dhe korrupsioni policor në Shqipëri! Studimi 18 mujor (maj 2015- nëntor 2016) vinte në dukje praninë e korrupsionit në nivelet e larta drejtuese të policisë! Ky përfundim u arrit nga pyetësori i realizuar brenda trupës policore! Reagimi?! Një sulm brutal nga drejtuesit politik të policisë dhe madje edhe një letër për trupin diplomatik për “manipulim të rezultateve” dhe keqpërdorim të taksapaguesve europiane! Drejtuesit e policisë, për turpin e tyre, sepse koha i nxorri lakuriq, nuk e quajtën studim, por deklaratë politike! Nëse do të ishin marrë seriozisht gjetjet mund të kishin bërë ndonjë punë me të mirë, por siç duket plani ka qenë hashashizimi.

Logjika e fshehjes, manipulimit, kundërsulmi që këto janë sulme politike ndeshet pothuaj në të gjithë ngjarjet e rënda ku është përfshirë policia.

Dhe pas çdo ngjarje të rëndë lëvizjet në polici bëhen sipas parimit: “drejtorë ishim, drejtorë mbetëm”. Ikën Hasani dhe vjen Hyseni! Hasani shkon ku ishte Hyseni!

Në kulmin e popullarizimit të fjalës vetting u fol dhe për vettingun në polici! Jo për të gjithë policët, por për drejtuesit! Pyetje retorike: pse u sabotua vettingu në polici? Sa persona kaluan vettingun? A do të rinisë vettingu?

Pse testi i drogës nisi dhe nuk bitisi? A do të rinisë testi drogës?

Po kështu me gjurmët e gishtave në 2013. Kur po dilnin shumë të daktiloskopuar nga policitë europiane, kontrolli u ndërpre. Do të rinisë ky proces?

Në interpol tirana para pak vitesh u emërua një person i skeduar për drogë në një vend perendimor. Pati brerje ndërgjegje në vetvete dhe u dorëhoq. Përndryshe do të vazhdonte punë i qetë aty.

Policia ka vuajtur historikisht nga kontrolli politik dhe po vuan nga kontrolli/ndikimi i krimit.

Policia mbetet sot institucioni më i pa reformuar.

“Ne jemi gurët ju sipër nesh jeni uji! Uji ikën ne mbetemi” – thoshte një polic për drejtuesit politikë që shkojnë dhe vijnë!

Sado e përsosur të bëhet drejtesia e re, pa policinë është si pedale pa zinxhir. Është policia që i jep lëndën e parë Drejtësisë. Nëse policia ofron krundre mos të presim që Drejtësia të nxjerrë nga furra e saj “bukë gruri”

Tags: krimiPolicetshqiperi

TË LIDHURA

Kosovë/Reduktim të energjisë elektrike derisa të stabilizohet situata
Rajoni

Kosovë/Reduktim të energjisë elektrike derisa të stabilizohet situata

15:49 | 17/08/2022
Shqipëria me koncesionin më të shtrenjtë për të shtrenjtë për pullat fiskale
Editorial - Opinione

Shqipëria me koncesionin më të shtrenjtë për të shtrenjtë për pullat fiskale

15:29 | 17/08/2022
Shefja e UNMIK-ut bën thirrje për angazhim konstruktiv në dialog
Rajoni

Shefja e UNMIK-ut bën thirrje për angazhim konstruktiv në dialog

15:11 | 17/08/2022
Next Post
Berisha shkon tek familja e 7-vjeçares: Akt i kryer nga një njeri i qeverisë

Berisha shkon tek familja e 7-vjeçares: Akt i kryer nga një njeri i qeverisë

I mori jetën me skaf në Himarë, pritet të ashpërsohet masa për autorin

I mori jetën me skaf në Himarë, pritet të ashpërsohet masa për autorin

“Vr*sje e paralajmëruar”, Meta: Autori dhe shteti të papërgjegjshëm

“Vr*sje e paralajmëruar”, Meta: Autori dhe shteti të papërgjegjshëm

JU REKOMANDJOMË

“Vrava gruan, të vras edhe ty”, si e mori peng Fadil Kasemi shoferin e furgonit

“Vrava gruan, të vras edhe ty”, si e mori peng Fadil Kasemi shoferin e furgonit

4 vjet ago
Shenjat më me fat për sot, çfarë parashikojnë yjet

Shenjat më me fat për sot, çfarë parashikojnë yjet

2 vjet ago
Ja çfarë do të ndodhë pas vizitës së Vuçiçit në Kosovë

Vuçiç i prerë: Kosova është kundër, dialogut i erdhi fundi

3 vjet ago
Bronzi i shqiptarizmës

Bronzi i shqiptarizmës

1 vit ago




TË FUNDIT

Kosovë/Reduktim të energjisë elektrike derisa të stabilizohet situata
Rajoni

Kosovë/Reduktim të energjisë elektrike derisa të stabilizohet situata

by Mar Si
15:49 | 17/08/2022
0

Në Kosovë do të vazhdojnë me reduktime të energjisë elektrike, derisa të stabilizohet situata. Me anë të...

Shqipëria me koncesionin më të shtrenjtë për të shtrenjtë për pullat fiskale

Shqipëria me koncesionin më të shtrenjtë për të shtrenjtë për pullat fiskale

15:29 | 17/08/2022
Shefja e UNMIK-ut bën thirrje për angazhim konstruktiv në dialog

Shefja e UNMIK-ut bën thirrje për angazhim konstruktiv në dialog

15:11 | 17/08/2022
Njihuni me robotin kamerier që mund të marrë pije dhe të pastrojë (VIDEO)

Njihuni me robotin kamerier që mund të marrë pije dhe të pastrojë (VIDEO)

14:58 | 17/08/2022
‘Treni qiellor’ i ri i Kinës mund të rrëshqasë me shpejtësi pa energji elektrike (FOTO-VIDEO)

‘Treni qiellor’ i ri i Kinës mund të rrëshqasë me shpejtësi pa energji elektrike (FOTO-VIDEO)

14:34 | 17/08/2022

Tirana Today


© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : wearedope.com