E shtunë, 26 Shtator, 2020
19 C
Tirana

Ne i pjellim këta monstra apo kështu është kudo

Më të lexuarat

U ekzekutua nga RENEA/ Çfarë u gjet brenda shtëpisë së të moshuarit në Elbasan

RENEA ka ekzekutuar sot Lefter Zhidrun, pas më shumë se 5 orësh rezistencë nga 71-vjeçari në banesën e tij. RENEA u fut nga tarraca e...

RENEA/ Kush e jep urdhrin e ekzekutimit? Eksperti tregon hapat që ndiqen

Një nga efektivët e RENEA ka treguar se si funksionon reparti RENEA në një situatë të ngjashme me ngjarjen e djeshme dhe kush janë...

“Kemi një specialist të ri që ka dalë në qarkullim”, Artan Hoxha zbardh detajet e forta të atentatit ndaj Preng Gjinit

Pak ditë më parë, 51-vjeçari Preng Gjini të cilit iu hodh makina në erë në Tiranë, nuk dha të dhëna të vlefshme për hetimin...

Prej 17 muajsh në kërkim, gjendet trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar në Greqi

Pas 17 muajsh kërkimi, është gjetur në Greqi trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar, Laert Beqaj. Ky i fundit humbi gjurmët mesnatën e 9...

“I kishte ardhur dita e perëndisë!”, ja çfarë thotë djali i madh i 71-vjeçarit që u ekzekutua në Elbasan (VIDEO)

71-vjeçari që u ekzekutua në përplasjen me forcat RENEA, ishte divorcuar dy herë më parë. Djali i Lefter Zhidrus ka thënë në një prononcim...

Ju atje “lart”, merreni videon e këtij burri që qan dhe shikojeni natë e ditë (VIDEO)

Nga: Mentor Kikia Ky burrë është një fermer në Korçë, i cili në janar i preu mollët që kishte mbjellë, sepse nuk e shiste dot...

Detaje tronditëse nga masakra në Elbasan/ Lefter Zhidru kishte lidhje me bandat në Elbasan, Vlorë dhe Sarandë

Grupi hetimor po kryen veprimet e fundit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, pas masakrës në Elbasan. Në banesën e 71-vjeçarit Lefter Xhidru, janë...

“Pse i ndihmon kaq shumë njerëzit?”/ Rrëfimi prekës i Cunmulajt: Dua t’i ngjaj mamit sa thoi i gishtit të këmbës

Modelja e njohur, Emina Cunmulaj ishte ftuar sot në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, teksa ka bërë një rrëfim si asnjë herë më...

Ndodh e papritura në emisionin “Përputhen”, konkurrenti largohet me urgjencë nga studio (VIDEO)

Çdo ditë emisioni "Përputhen” në Top Channel ofron shumë surpriza. Me plot të papritura ishte emisioni i djeshëm, ku një nga protagonistët e ka...

“Zhidro u qëllua me snajper”/ Artan Hoxha: Nëse do shpërthente tritoli, rrafshohej pallati

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje të tjera nga ekzekutimi i Lefter Zhidros në Elbasan, nga forcat RENEA. Sipas gazetarit, nëse armatimi që 71-vjeçari kishte...

Nga Ben Andoni

Nga mënyra sesi zgjedhim në demokracinë indirekte, duke e deleguar të drejtën tonë, varet fati dhe i gjithë diskursi politik-legjislativ i katër viteve. Gjithçka ndodh në harkun e një dite jete për një vdekatar shqiptar, koha kur zgjedhësi është thjesht faktor, pasi 24 orë më vonë, fati i tij përcillet në duar dhe në mëndje krejt të tjera. Këto të fundit, shpesh që nuk njohin as jetën, nevojat por edhe që nuk e dinë realisht tendencën e një publiku, që duhet të përfaqësojnë.

Sociologët mundohen të hedhin dritë dhe ndijnë gjithnjë me studime empirike por që mbështeten nga sondazhe në terren. Politologët bëjnë abstragime duke marrë matrica politike, ide të shkuara dhe shumë koncepte politike e në fund duke bërë parashikime që zakonisht nuk përkojnë. Publiku, një ditë pas zgjedhjeve, nga protagonist kthehet në një tifoz i rëndomtë i dy platformave që kacafyten dhe për një legjislaturë të plotë: të bardhën e bëjnë të zezë dhe anasjelltas. Ku nuk ka moral, ku nuk ka pajtim. Kinse.

E tillë ka qenë udha në Shqipëri në këto 30 vite dhe me sa duket kështu do të vazhdojë edhe më vonë, pasi shenjat janë njësoj me zgjedhje të përfolura që tani. Ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha duhet të ishte në burg, sipas të gjitha gjasave, me atë që bëri në vitin 1996, 1997 dhe premtimi për ta futur ishte një nga arsyet e malit me vota, të cilin morën të Majtët që krenoheshin me premtimet e tyre bombastike. Lulzim Basha, i akuzuar për “Rrugën e Kombit”, me një gjyq që nuk mundi të shkonte deri në fund për shkak të mënjanimit të procedurave, do të ishte po ashtu pas hekurave, por ja që sot mëton të jetë kryeministër dhe madje revanshin e tij do ta nisë paradoksalisht me një akt pikërisht nga “Rruga e Kombit”. Kryeministri Edi Rama është kërcënuar të futet në burg për një mal me akuza që po i veshin tashmë të gjithë në opozitë dhe madje e bëjnë aq të qartë burgosjen e tij saqë një pjesë e publikut e sheh në projeksionin e të ardhmes me veshjen klasike të burgosurit me vija dhe më gjylen e hekurit që po tërheq pas vetes. Për të mos folur për presidentin e vendit Ilir Meta, që është tallur paq me drejtësinë, kur i përgjuar deri në detaje me skema ryshfeti arriti të shpëtojë (Kur nuk u provuan provat e qarta), e jo vetëm kaq por të ngrihet në postin më të lartë protokollar të shtetit. Rastet më të vogla janë aty. Por i ndjeri Gazidede, me zezonën që mori me vete, e mbylli jetën pa e parë institucionin ndëshkues, ashtu si shumë të tjerë që janë të akuzuar me emër e mbiemër për krime dhe grabitje në vend. A mos vallë ne i duam vetë këta personazhe? Duket se jeta po tregon se ne jetojmë dhe ne i pjellim si të nevojshëm këta shembuj. Dhe, ky quhet paradoksi i frikshëm yni, i një publiku që e ka gjithnjë e më të vështirë të gjykojë realisht prej çoroditjes dhe paditurisë.

Lexo edhe :   Më 25 Prill fiton bojkoti, kjo duket qartë
Lexo edhe :   Më 25 Prill fiton bojkoti, kjo duket qartë

“Kritikët e demokracisë së hapur kanë tendencë në shkrimet e tyre të bien në tre kategori. Disa syresh nuk janë bindur nga premisa se problemi është strukturor dhe ai lidhet me demokracinë e sotme përfaqësuese elektorale, mu edhe siç realizohet aktualisht. (Problemet tona mund të qëndrojnë diku tjetër: në sistemin arsimor, ose në pabarazinë në rritje.) Disa të tjerë e kundërshtojnë teorinë se ekziston një rezultat “më i mirë” në politikë, dhe se ne duhet të gjykojmë modele të tjera demokratike dhe rrugën sesa ato na ndihmojnë realisht të arrijmë atje. Dhe disa dyshojnë te vetë praktika e sotme, që tingëllon shkëlqyeshëm në letër, por që a mund të funksionojë vallë kur vihet në zbatim? “Basti im është që vetë-mashtrimi njerëzor dhe mendja e përgjakur gjithmonë do të dëshmohet më e fortë se dëshira jonë për të mësuar të vërtetat e duhura”, shprehet Christopher Achen, një profesor i politikës në Princeton, shkruan te “The future of democracy politics without politicians”, Nathan Heller.

Dhe, po i njëjti autor te New Jorker citohet duke thënë gati i dorëzuar se: “Historia njerëzore është përplot me ideale tërheqëse që doli të jenë të papërpunueshme ose thellësisht të rrezikshme kur u provuan”. Në Shqipëri, poeti i madh Lasgush Poradeci e tha më thjesht, kur e pyetën dikur: Kur ne burgosëm…sepse realisht pak njerëz si ai e mendojnë shtetin si vetë jetën e tyre, përballë atyre që dënonin dhe ndaj e lanë edhe vetë të ngratin të jetonte si eremit?! Ne, me sa duket, i pjellim vetë këta monstra. /Javanews

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Emri/ Zbulohet kandidatja e Trump për në Gjykatën Supreme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka vendosur të nominojë gjyqtaren konservatore, Amy Coney Barrett në Gjykatën Supreme. Presidenti pritet që ta bëjë këtë...

Irani ‘dridhet’ nga një tërmet 5.2 ballë

Një tërmet me fuqi prej 5.2 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi rajonin Golestan në verilindje të Iranit Në një deklaratë nga Qendra Sizmologjike e...

Brazil/ Mbi 140 mijë të vdekur nga C*vid, shtyhen karnavalet e Rio de Janeiros

Brazili kalon shifrën e 140 mijë të vdekur me koronavirus. Të infektuarit në vendin amerikano jugor e kalojnë 4 milion e 700 mijë, duke...

SHBA, mbi 7 milion të infektuar me Covid-19

Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar 7 milionë raste të konfirmuara me koronavirus. Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, në SHBA janë shënuar më shumë...

U ekzekutua nga RENEA, flet djali i Lefter Zhidrut: I kishte ardhur dita e perëndisë

710vjeçari Lefter Zhidru terrorizoi dy ditë më parë qytetin e Elbasanit, ku pas një konflikti familjar, nisi të godiste me armë edhe drejt Policisë,...