Shtetasi Ardian Çapja i cili dyshohet se ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave në Elbasan thuhet të jetë në gjendje kritike për jetën.
Raportohet se Çapja ka pasur shumë hemorragji, ndërsa pritet që ai të transportohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 08.06.2020, rreth orës 09.37, në urgjencën e spitalit Elbasan, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi A.Ç.,rreth 55 vjeç, banues ne lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, dyshohet i plagosur me armë zjarri. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.