Deri më tani janë inspektuar 6298 objekte gjithsej në Qarkun e Durrësit, pas tërmetit të 26 nëntorit që tronditi vendin.
Këto shifra janë bërë zyrtare nga zyra për menaxhimin e fatkeqësive natyrore, e cila shton se nga këto janë prishur 46 godina të pasigurta për jetën.
Nga këto 6298 objekte:
Bashkia Durrës –2129 Objekte të inspektuara, 651 të pabanueshme, 93 për t’u prishur;
Bashkia Shijak – 1670 Objekte të inspektuara, 424 të pabanueshme, 900 për t’u prishur;
Bashkia Krujë – 2499 Objekte të inspektuara, 921 të pabanueshme, 45 për tu prishur.
Numri total i të akomoduarve në struktura hoteliere në Qarkun e Lezhës dhe Qarkun Durrës është 4181 persona.
Manzë
Përsa i takon situatës në Manzë, prej ditës së djeshme, kampi ku qëndronin familje të prekura është liruar plotësisht dhe nuk ekziston më si strukturë shërbimi dhe strehimi.
103 banorët që jetonin në të, tashmë janë akomoduar në njësitë lëvizëse të banimit, ndërsa një pjesë e tyre shprehën vullnetin për të qëndruar në çadra pranë shtëpive të tyre përkatëse. Në këtë rast, për këta banorë, është garantuar nga strukturat shtetërore pajisja më çadra, shtretër portativë, paketa ushqimore dhe veshje.
Objekte të shembura:
46 objekte të shembura gjithsej deri tani në Qarkun Durrës
Bashkia Durrës: 34 objekte (specifikisht 9 objekte 2 -katësh; 10 objekte 3-katësh, 7 objekte 4-katësh, 5 objekte 5 –katësh, 2 objekte 6-katësh dhe 1 objekt ) në Bashkinë Durrës; Ndërsa në Spitallë po vazhdon procesi i prishjes së një objekti 4-katësh, që është Shkolla 9-vjeçare “Neim Babameto”.
Bashkia Krujë: 10 objekte (specifikisht 3 pallate 2-katëshe dhe 7 pallate 5-katëshe) janë prishur në Thumanë, dhe 2 objekte (specifikisht 1 objekt 2-katësh, shkolla 9-vjecare dhe 1 pallat 3-katësh) në fshatin Bubq.
Në të gjitha objektet e shembura do të vijohet me procesin e pastrimit të inerteve.
Akomodimi:
Numri total i të akomoduarve në struktura hoteliere në Qarkun e Lezhës dhe Qarkun Durrës është 4181 persona.
Shëndetësia:
5,408 vizita të kryera në njësitë akomoduese.
1,471 qytetarë të vaksinuar me vaksinën antigrip në Durrës, Krujë, Lezhë dhe Vorë).