E diel, 17 Janar, 2021
-1 C
Tirana

“Në dimër vala e virusit do jetë më e keqe”, shkencëtarja shqiptare zbulon kur do dalë vaksina

Situata me koronavirusin vijon të sjellë bilance tragjike si në Shqipëri e në botë. Shpresa e vetme mbetet tek vaksina. Kërkuesja shkencore Detina Zalli, tha në një intervistë për “Ora News”, se në rastin më të mirë vaksina mund të jetë gati në vjeshtë. Sipas saj, në dimër virusi mund të ketë një valë të dytë më të keqe se e para, dhe se rreziku mund të zvogëlohet nëse respektojmë masat.

“Rasti më i mirë është që ta kemi gati vaksinën në vjeshtë, ndoshta në muajin tetor. Plani është që fillimisht që 30 milionë vaksina në Britani, tu jepen personave që kanë më shumë nevojë. Më vonë do të jenë 60 milionë persona të tjerë që do ta marrin.

Ekziston një shkallë pasigurie se si do të luajë virusi në dimër, pasi mendohet se në dimër virusi do të jetë më i prekshëm. Mendohet se vala e virusit në dimër të jetë më e keqe se e para dhe modelet kompjuterike diktojnë se vetëm në Angli mund të ketë vetëm 120 mijë vdekje.

Rreziku mund të zvogëlohet nëse respektojmë masat. Ne nuk mund të dimë nëse fitohet imunitet, do të duhen vite se çfarë ndodh me ta, pasi nuk ka kaluar asnjë vit nga fillimi i virusit.

Imunizimi i tufës do të thotë se duke u takuar shumë persona, do të infektohet dhe është më pak e ngjashme që të tjerë të infektohen se virusi do të zbutet. Duhet që masat e hapen që njerëzit të jetojnë të lirë, sepse është e pamundur që t’i zhdukemi virusit edhe nëse rrimë të mbyllur, pa pasur një vaksinë”.

Lexo edhe :   Ekspertët të shqetësuar për shtyrjen e dozës së dytë të vaksinës
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...