Në cilën moshë janë më të lumtur njerëzit? Ja çfarë thotë studimi i fundit

Nga: Clare Mehta “The Conversation”

Nëse do të kishit mundësi që rrinit përgjithmonë në një moshë të caktuar, cilat do të ishte ajo? A do të zgjidhnit të ishit 9 vjeç, të përjashtuar nga përgjegjësitë më të lodhshme të jetës, duke e kaluar kohën duke luajtur me miqtë?

Apo do të zgjidhnit fillimin e të 20-ave, kur koha ndihet sikur është e pafundme dhe bota është “nën këmbët tuaja” – me miqtë, udhëtimet, pub-et dhe jetën e natës? Kultura perëndimore e idealizon rininë, prandaj mund të duket surprizuese kur mëson se në një sondazh të kohëve të fundit, përgjigjja më e shpeshtë nuk ishte 9 ose 23, por 36 vjeç.

Megjithatë, si një psikologe e zhvillimit, unë vetë mendova se kjo përgjigje ka vërtet shumë kuptim. Gjatë 4 viteve të fundit, unë kam studiuar përvojat e njerëzve nga të 30-tat deri dhe në fillim të të 40-ave, dhe studimi im më ka nxitur të besoj se kjo fazë e jetës – megjithëse e mbushur me sfida – është shumë më e dobishme sesa mund ta mendojnë shumica.

Kur isha vetë në fund të të 30-ave, doja të lexoja më shumë rreth moshës time. Ai ishte momenti kur e kuptova se askush nuk po bënte kërkime mbi njerëzit në të 30-at dhe në fillim të të 40-ve, gjë që më çudiste. Shumë gjëra të rëndësishme ndodhin pikërisht gjatë kësaj kohe:Blerja e shtëpisë, martesa apo divorci; ndërtimi i karrierës, ndryshimi i karrierës, lindja e fëmijëve, apo zgjedhja për të mos pasur fëmijë.

Ndaj unë dhe kolegët e mi e quajtëm periudhën nga mosha 30 deri në 45 vjeç si “moshën e rritur të konsoliduar”, dhe më pas u përpoqëm ta kuptojmë më mirë atë. Ndërsa jemi duke mbledhur ende të dhëna, kemi intervistuar aktualisht mbi 100 persona në këtë grup moshe, dhe kemi mbledhur të dhëna shtëse përmes pyetësorëve me më shumë se 600 persona të tjerë.

Ajo që zbuluam na befasoi. Është e vërtetë:njerëzit në këtë grupmoshë ndiheshin të mbingarkuar, dhe tregonin se kishin shumë punë për të bërë në shumë pak kohë. Por ata gjithashtu na thanë se ndjeheshin shumë të kënaqur. Të gjitha këto gjëra u sillnin stres por edhe gëzim atyre.

Lexo edhe :   Nëna apo babai, nga cili trashëgojmë më shumë tipare?

Për shembull, Jujing, 44 vjeç, tha “ndonëse kjo periudhë ka çaste të komplikuara, unë ndihem tani shumë i lumtur’. Edhe Nina, 39 vjeçe, e përshkroi thjesht veten si “jashtëzakonisht të lumtur”. Edhe kur analizuam më afër të dhënat tona, filloi të bëhej e qartë arsyeja pse njerëzit mund të dëshironin të qëndronin përjetësisht në moshën 36 vjeç, në krahasim se mbi çdo moshë tjetër.

Njerëzit tregonin se ishin në kulmin e jetës së tyre. Pas viteve të punës për të pasur një karrierë dhe ndërtuar një familje, njerëzit raportuan se ndiheshin se kishin arritur gjithçka.

Gjithashtu ata raportuan se kishin një vetëbesim më të madh, dhe e kuptonin më mirë veten e tyre.

Xhudi, 36 vjeçe, vlerësoi mençurinë që kishte fituar, ndërsa reflektonte mbi jetën e saj përtej të 20-ave:“Në këtë moshë ke një përvojë të qëndrueshme të jetës. Dhe ajo që zbulon për veten tënde në të 20-at, nuk është domosdoshmërisht fakti që ajo që keni dashur ishte e gabuar.

Thjesht tani ke mundësinë të kuptosh se çfarë nuk do, dhe çfarë nuk do të funksiononte për ty. … Kështu që ti shkon në të 30-tat, dhe nuk humb aspak kohe duke shkuar në takime me dikë që e ndjen se nuk do të funksionojë, pasi ke dalë më parë, dhe për më tepër ke një vetëbesim për të qenë vetvetja, dhe për të thënë jo aty ku duhet. Edhe rrethi tënd i miqve bëhet shumë më i afërt, pasi ke larguar nga jeta njerëzit që thjesht nuk të duhen”.

Shumica e të rriturve që kemi intervistuar, duket se e pranojnë se ata ishin më të lumtur në të 30-at e tyre sesa në të 20-at e tyre, dhe kjo ndikoi shumë mbi mënyrën se si ata menduan për disa nga shenjat e plakjes fizike që kishin filluar që të hasnin.

Për shembull, Liza, 37-vjeçe, u shpreh:“Nëse do të mund të kthehesha pas në kohë fizikisht, do të më duhej të rikthehesha edhe emocionalisht dhe mendërisht… Dhe këtë të fundit nuk e mendoj në asnjë mënyrë”.

Burimi i lajmit: https://theconversation.com/at-what-age-are-people-usually-happiest-new-research-offers-surprising-clues-156906

Përshtatur nga TIRANA TODAY