E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Në Afganistan dështuan shërbimet sekrete? DW: Gjermania nën presion

Paralelisht me aksionin e evakuimit të personelit lokal afgan dhe ndihmësve të tjerë në Kabul, në Berlin ka filluar ballafaqimi politik në lidhje me zhvillimet e fundit që sollën në pushtet talibanët radikalë-islamistë në Afganistan.

Të mërkurën u zhvilluan takime të komisionit të brendshëm parlamentar dhe instancës së kontrollit parlamentar të shërbimeve sekrete, PKGr. Akuza e ngritur, është se qeveria gjermane e nënvlerësoi marshimin e shpejtë të talibanëve.

Në komisionin PKGr, drejtuesi për sektorin e jashtëm të Shërbimit Informativ Gjerman, BND, Bruno Kahl iu përgjigj pyetjeve të deputëteve në takimin me dyer të mbyllura. Autoritetet përkatëse informuan, se sipas dijenive të shërbimeve informative zhvillimet e fundit në Afganistan nuk ishin të parashikueshme, u shpreh kreu i komisionit, Roderich Kiesewetter.

Më kritik ishte zëvendëskryetari i partisë liberale, dhe anëtar i komisionit parlamentar për kontrollin e shërbimeve sekrete, Stephan Thomae. BND-ja “në lidhje me Afganistanin ka bërë një vlerësim tërësisht të gabuar”. Kurse politikani i Majtë, Andre Hahn u shpreh, se qeveria gjermane në javët e fundit “nuk ka pasur plan” për shpëtimin e personelit lokal afgan.

Bruno Kahl, Präsident des BundesnachrichtendienstesBruno Kahl

Komision hetimor parlamentar

Ndërkohë janë shtuar zërat që dështimi në Afganistan të shqyrtohet përmes një komisioni parlamentar hetimor. Zëvendësi i liberalëve, Wolfgang Kubicki pret që pas zgjedhjeve parlamentare në shtator të krijohet një komision i tillë. Të Gjelbrit duan të presin deklaratën qeveritare të kancelares Merkel të mërkurën e ardhshme më 25 gusht. Merkel vetë e quajti aksionin e evakuimit “tejet të komplikuar” dhe një aksion ndërkombëtar të koordinuar, ku Gjermania luan rol të rëndësishëm.

Kritika janë drejtuar edhe ndaj Ministrisë së Punëve të Brendshme. Akuza që ngrihet kundër ministrit, Horst Seehofer është se ministria e tij ka vonuar pranimin e forcave okale. Por një zëdhënëse e ministrisë tha se, procedurat e pranimit të forcave lokale afgane janë bërë në ujdi brenda qeverisë gjermane.

Bundeskanzlerin empfängt Estlands Ministerpräsidentin Kaja Kallas

Ndërkohë qeveria gjermane do të ofrojë 100 milionë euro ndihmë të shpejtë për të larguarit në Afganistani. Siç njoftoi Ministria e Jashtme, me këto fonde do të mbështeten organizatat ndërkombëtare humanitare, që kujdesen për refugjatët në vendet fqinje të Afganistanit. Dhjetëra mijëra vetë kanë marrë arratinë në vendet fqinje pas ardhjes në pushtet të talibanëve, shumica shkojnë në Pakistan. /DW

Lexo edhe :   Grushti i Angela Merkelit kundër "babait" të saj politik
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...