E mërkurë, 24 Nëntor, 2021
7.5 C
Tirana

Në aeroport për Shqipëri, çfarë regjistruan kamerat për bosin e kriptomonedhës

Ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu, konfirmoi një ditë më parë se biznesmeni turk Faruk Fatih Ozer ndodhet në Shqipëri. Policia ka bërë të mundur neutralizimin e zonës ku ndodhet themeluesi i kriptomonedhës “Thodex”, Faruk Fatih Ozer, dhe se sipas autoriteteve turke, është çështje kohe arrestimi i tij. Në një kohë kur vinin këto sinjale pozitive, mediat turke kanë publikuar pamjet e reja në lidhje me bosin e kriptomonedhës turke. Pamjet në fjalë që tashmë bëjnë xhiron virale, vijnë nga aeroporti i Stambollit. Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë të marra nga “Anadolu Agency”, shihet se Ozer mbërriti në aeroport me një makinë ngjyrë të zezë më 20 prill në orën 17: 45 sipas orës lokale, dhe kishte me vete vetëm një çantë shpine.

“Në regjistrimet e kamerave të mbikëqyrjes, Faruk Fatih Ozer, i cili bëri procedurat e daljes nga sporteli i pasaportave në numrin 32 në 17.57 në terminalin ndërkombëtar të nisjes, u end për një kohë në zonë dhe më pas mori portën e fluturimit C-4 në 19.25 dhe u nis për në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë”, shkruajnë mediat turke.

Po sipas të njëjtave burime mësohet se Ozer nuk kishte kontakte me asnjë person gjatë qëndrimit të tij në aeroport, por ai u përpoq që në daljen e tij të dukej si një udhëtim i zakonshëm, me pamjen e tij të qetë.

Mashtrimi me 2 miliard dollarë në bursën e kriptomonedhave u zbulua pasi 400 mijë persona denoncuan rastin. Policia turke shpalli në kërkim drejtuesin e kompanisë “Thodex”, Faruk Fatih Ozer, por ky i fundit u largua nga vendi duke zbritur në Aeroportin e Rinasit. 27-vjeçari e kishte krijuar kompaninë “Thodex” në tetor të vitit 2017, dhe në bursë ku tregtoheshin kriptomonedha kishin investuar 400 mijë persona. Faruk Fatih Ozer është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet turke, pasi akuzohet për mashtrim në vlerën e 2 miliardë dollarëve me kriptomonedhën virtuale “Thodex”. Pak ditë më parë u vu në pranga edhe kunata e tij. Bëhet fjalë për shtetasen Zuhal Ozer, gruaja e Guven Ozer, vëllai i CEO të arratisur të kompanisë turke të kriptomonedhave Faruk Fatih Ozer. Po kështu, një punonjës i kompanisë është vetëdorëzuar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik.

Lexo edhe :   Shqipëria ndër vendet më pak të vaksinuara në Europë
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sherr mes adoleshentëve në Tiranë, plagoset 17-vjeçari

Një sherr për konflikte të dobëta ka ndodhur në zonën e Laprakës, në Tiranë. Një 17-vjeçar me inicialet A. S., ka përfunduar në spital...

Mbi modelin Ramiz Alia

Nga: Genc Pollo Në 31 mars 1991, katër muaj pas themelimit të Partisë Demokratike, u mbajtën zgjedhje parlamentare, të cilat, për herë të parë mbas...

Fuste në vend mallra “si ndihmë humanitare”, procedohet përfaqësuesi i shoqatës

Dogana ka goditur një skemë mashtrimi. I referohemi një rasti me mallra të importuara “si ndihmë humanitare”. Nga skema e ngritur, përfaqësuesi ligjor i...

Ringjall fantazmën Millosheviç/Meta sulmon ‘Open Balkan’ dhe ‘shigjeton’ Ramën

Nisma e "Ballkanit të Hapur" nga Prishtina është sulmuar nga kreu i shtetit, Ilir Meta. Për të, kjo nismë rivalizon procesin e Berlinit dhe...

“VIDEO 3D” e aksidentit në Bullgari, si u përplas autobusi

Në mediat maqedonase është publikuar një video 3D ku tregon skenën si ndodhi aksidenti tragjik me 46 të vdekur në Bullgari. Aktualisht ka komente...