E diel, 17 Janar, 2021
1 C
Tirana

“Në 50 vite s’kisha qëndruar aq shumë me gruan“/Kapexhiu tregon kur u infektua

Regjisori, skenaristi, karikaturisti dhe aktori i njohur Bujar Kapexhiu, duket se ishte shenjestra e radhës e infektimit me virus. Ai ka treguar se me shfaqjen e simptomave të para, ka bërë menjëherë testin i cili ka rezultuar dhe pozitiv. Bashkë me partneren e tij, ai është izoluar në shtëpi, dhe të dy kanë marrë mjekimin e duhur shëndetësor.

“Mata temperaturën e kisha 37.4, të nesërmen shkova bëra tamponin dhe dola pozitiv. Menjëherë shkova tek mjeku dhe mora ilaçet. Pra duhet që në momentin e parë, s’duhet ta neglizhosh duke thënë se do më iki temperatura dhe do bëhem më mirë.

Në këtë drejtim nuk ka trimëri, duhet kujdes dhe të dëgjojmë se çfarë thonë mjekët. Na zuri të dyve bashkë, zonjën time pas 2-3 ditësh, natyrisht ia ngjita unë. Kemi ndejtur një muaj së bashku brenda pa dalë, dhe them 50 vite i martuar me gruan dhe kurrë s’kam ndejtur kaq shumë sa ndejta gjatë koronavirusit”, tregoi ai.

Gjithashtu, aktori rrëfeu edhe ndjesitë dhe frikën që ndjente kur mësonte se njerëzit ndaheshin nga jeta për shkak të virusit.

“Të krijon një gjendje ankthi, depresive, një gjendje që brenda vetes e ndjen si do shkojë. Fatkeqësisht vijnë informacione për vdekje të njerëzve të dashur, të miqve, njerëzve të afërt dhe thua vallë mos erdhi radha ime.

Në përgjithësi tërë jetën time kam qenë i kujdesshëm ndaj këshillave të mjekëve. Padyshim që do e bëj vaksinën, përderisa është shpikur për këtë gjë, vaksina është shpëtim. Në këshillën e mjekut, ata urdhërojnë”, tha Kapexhiu.

Lexo edhe :   Detaje nga skema e mashtrimit, sanitarja hiqej si tezja e pacientes me Covid
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ U ndërtua për 8 vite: Del në shitje shtëpia më e madhe në botë, ja çmimi

Pas rreth një dekade në ndërtim, shtëpia më e madhe në botë është në shitje. 340 milionë dollarë është vlera e rezidencës gjigante 105.000...

Horoskopi 17 janar 2021, parashikimi i yjeve për ju

Dashi Nen ndikimin e madh te Venusit ju do i jepni me shume prioritet se kurrë me pare jetës ne çift. Do ndiheni mire pranë...

Rama: 369 mjekë dhe infermierë janë vaksinuar kundër koronavirusit

Kryeministri Edi Rama, shprehet se deri më tani 369 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës me COVID19, kanë marrë dozën e...

Dy gjela nuk mund të këndojnë majë të të njëjtit pleh

Nga: Astrit Patozi SPAK-u mund të jepte një kontribut të madh për interesin publik, që mund të shërbente sadopak edhe për zgjedhjet e 25 prillit. Mjafton...

Ylli Ndroqi dhe bashkëshortja e tij infektohen me Covid-19

Presidenti i medias "Ora News", Ylli Ndroqi, dhe bashkëshortja e tij Mimoza janë infektuar nga koronavirusi. Ndroqi bën me dije se ai dhe bashkëshortja...