E martë, 27 Korrik, 2021
35.5 C
Tirana

Në 2020 nis skanimi i zyrtarëve publikë, cila Ministri është e para në “sitë”

Gjatë vitit 2020, do të nisë për herë të parë në disa degë të administratës publike zbatimi i planeve të integritetit, të cilat konsistojnë në skanimin e ndershmërisë së individëve, të cilët punësohen në sektorin publik, si parakusht për parandalimin e korrupsionit. Nisma është parashikuar në planin e veprimit 2018–2020, në zbatim të Strategjisë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit. Ministria e Drejtësisë do të jetë institucioni i parë i pushtetit qendror që do të miratojë një plan integriteti për punonjësit e saj.

Plani, i cili është hartuar tashmë dhe që pritet të vihet në zbatim në gjysmën e parë vitit 2020, do të shërbejë si model për t’u ndjekur nga ministritë e tjera, për t’u shtrirë më pas në çdo degë të administratës publike. Krahas Ministrisë së Drejtësisë, javët e fundit të vitit 2019, edhe baskitë kryesore në vend kanë nisur lëvizjet dhe takimet për hartimin e planeve të integritetit për zyrtarët e tyre. Nisma financohet buxheti i shtetit, qeveritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Suedisë, Italisë, Zvicrës, Programi i OKB-së për Zhvillim etj.

Plani i integritetit parashikon një sërë masash për të parandaluar shkeljet që cenojnë integritetin e zyrtarëve publikë. Më konkretisht, çdo institucion shtetëror do të miratojë dhe publikojë në faqen zyrtare planin e integritetit, ashtu siç kanë miratuar programin e transparencës. Në plan do të përfshihen informacione mbi reagimet institucionale ndaj sjelljeve morale dhe profesionale të papranueshme të punonjësve publike, informacion mbi pranimin e dhuratave, rastet e korrupsionit, kodi i mirësjelljes, veprimet disiplinore të regjistruara, trajnimet mbi etikën etj. Ecuria e zbatimit të kësaj nisme do të monitorohet nga Task-Forca Ndërinstitucionale Antikorrupsion, e cila përbëhet nga përfaqësues të kabinetit të kryeministrit, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Prokurimit Publik, Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit.

Qendror si dhe nga drejtori i Departamentit të Burimeve, Transparencës dhe Administrimit në Kryeministri.

Në vitin 2016, Kuvendi miratoi ligjin për sinjalizimin dhe sinjalizuesit, një ligj ky i posaçëm kundër korrupsionit në administratë. Por, tre vite më vonë, rezultatet e efekteve të zbatimit të këtij ligji nuk janë inkurajuese. Ndërkaq, në 19 dhjetor ka nisur punën Prokuroria e Posaçme, e cila është projektuar për të luftuar korrupsionin dhe krimin në të gjitha nivelet. Por, që Prokuroria e Posaçme të jetë plotësisht efektive, duhet të funksionojë edhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Lufta kundër korrupsionit përbën një nga 5 prioritetet kyçe që Bashkimi Evropian ka vendosur për Shqipërinë në rrugëtim. /shqiptarja.com/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Gërdeci/ Kreu i SPAK: Çështjes së Mediut do t’i shkojmë deri në fund

Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar rrëzoi sot kërkesën e Prokurorisë së posaçme, SPAK, për...

Nostalgji futbolli/ Valdano: “Raùl mund të përmblidhet në dy koncepte…”

Jorge Valdano për Raul Gonzalez Blanco: "Një ditë para debutimit të tij, unë i bëra një pyetje për ta provuar, kështu i thashë: 'Po mendoj...

Vrau shokun e tij, Apeli ndryshon masën e sigurisë për Marjus Demën

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për Marjus Demën, i cili vrau shokun e tij Mehmet Qamën, disa muaj më parë, në...

Merkato/ Atletiko do të shesë 3 lojtarë për Lautarton e Interit

Interi po ndërton sezonin e ri me Simone Inzaghin, me shpresën dhe qëllimin për të mos hequr dorë nga ndonjë lojtar tjetër i shkëlqyeshëm...

I shpëtoi aksionit të policisë, arrestohet drejtuesi i ”Benzit”

Policia ka bërë të mundur arrestimin e shoferit të automjetit tip ''Benz'', i cili nuk iu bind urdhrin të efektivëve për t'u ndaluar, pasi...