E diel, 16 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Ndryshon sjellja konsumatore, kafja konsumohet në shtëpi se sa në bare

Rritet importi i kafesë për muajt janar-tetor të këtij viti në raport me të njëjtën periudhë të 2020.

Sipas të dhënave të Ministrisë të Financave dhe Ekonomisë për periudhën janar-tetor 2021 importi i kafes është rritur rreth 9%, krahasuar me 2020. Importet janë 6 % më të larta edhe se periudha para krizës. Te mallrat e akcizës rritje ka shënuar edhe importi i cigareve. Në muajt janar-tetor të këtij viti janë importuar 7% më shumë cigare se vjet, ndërsa në raport me periudhën para krizës importet janë më të ulëta.

Pavarësisht rritjes të importit të kafes tendenca e konsumit të saj shfaqet më e lartë në shtëpi sesa në lokale. Përfaqësuesi i Shoqatës të Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahja tha për Monitor se sjellja konsumatore ka ndryshuar nga pandemia e Covid-19. Sipas tij këtë vit më tepër kafe është konsumuar në shtëpi sesa në bare, pavarësisht se me nisjen e vaksinimit të popullatës pritej të ndryshonte tendenca e konsumit. “Për shkak të pandemisë sjellja konsumatore ka ndryshuar. Konsumatori ende vijon të konsumojnë më tepër kafe në shtëpi sesa në lokale. Shumë prej tyre gjithashtu nuk preferojnë të largohen nga lagjia e banimit për të konsumuar kafen. Arsyeja kryesore e kësaj tendence është pamundësia financiare për të frekuentuar zona përtej lagjes ku banojnë, por edhe kufizimi i orarit të daljes”, thekson Jahja.

Enri Jahaj nga Shoqata e Bareve dhe Restoranteve pohon se edhe kosumi në restorante është më i ulët se vjet. Në tërësi sipas përfaqëuesit të Shoqatës të Bareve dhe Restoranteve aktualisht konsumi shfaqet 20-30 % më pak se vjet, ndërsa është vëne re rritje e frekuentimit të restoranteve jashtë Tiranës në këtë periudhë festash, pasi kufizimi i orarit nuk ndihet në zonat jashtë kryeqytetit.

Në vend ka rreth 14 mijë bare dhe rreth 4 mijë restorante, duke na bërë ndër të parët në botë për numrin e lokaleve në raport me popullsinë. Ky segment ka dhe nivelin më të lartë të vetëpunësimit në vend, me rreth 37% të totalit. Vetëm në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor ka 18% të të punësuarve në biznesin e vogël.

Pas një 2020 me ulje dhe ngritje që kaluan subjektet e shërbimit (baret, restorantet dhe klubet e natës ishin të parët që u mbyllën me shfaqjen e Covid-19 në muajin mars) konsumi në këto struktura edhe për 2021 është me rënie. Në muajin maj 2020, pas hapjes të ekonomisë deri në përfundim të verës xhiroja e tyre arriti të rikuperohej. Në përiudhën vjeshtë-dimër qarkullimi te këto biznese iu rikthye sërish rënies me rreth 40% krahësuar me 2019, për shkak të tkurrjes të frekuentimit), rënia e xhiros te bizneset e shërbimit të pijeve dhe ushqimeve ka vazhduar edhe në muajt e parë të 2021 për shkak të rënies të konsumit dhe orarit të kufizimit të lëvizjeve. /Monitor

Burimi: Ministria e Financave
Burimi: Ministria e Financave

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...