E hënë, 10 Gusht, 2020
28 C
Tirana

Ndryshon mosha e daljes në pension, sa do të jetë për 2019

Më të lexuarat

Pronari i hotelit në Tushemisht nxjerr emrat e dy autorëve të atentateve

Pronari i hotel “Voloreka” në Pogradec, Jetmir Muçllari, ka dhënë emra konkretë se cilët beson ai se fshihen pas dy atentateve në hotelin e...

Kthimi nga zonat bregdetare, Policia: Hiqen 34 patenta, gjobiten 154 shoferë

Policia e Shtetit bën me dije se prej orës 16:00 ka filluar kthimi nga zonat bregdetare, në drejtim të Tiranës dhe Morinës, i pushuesve...

“Pse or pse t’kem frikë”, Meta: Vargjet e Havzni Nelës edhe sot gjëmojnë

Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ndarë me ndjekësit vargjet e poezisë së Havzni Nelës, që sipas tij edhe...

6 persona ndërrojnë jetë në Shqipëri! Ja sa raste të reja u regjistruan

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 persona në Shqipëri si pasojë e koronavirusit ndërsa...

U hodh me parashutë në Qafën e Llogarasë, 39-vjeçari përfundon në përrua

Një 39-vjeçar nga Tirana sot në Qafën e Llogarasë është hedhur me parashutë, mirëpo aventura nuk ka përfunduar mirë! Policia bën me dije se shtetasi...

Pandemia/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 124 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri ndërsa 4...

Ekzekutimi i 27-vjeçarit dyshohet të ketë qenë gjakmarrje, ja çfarë gjeti policia në vendngjarje

Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u regjistrua sot në Vaun e Dejës, ku një 27-vjeçar u gjet i pajetë...

Pandemia/ Epidemiologu i njohur: Lajme të mira miqtë e mi

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka dhënë disa “lajme të mira” lidhur me pandeminë. Ai sqaron se virusi...

Rama: Me këtë lajm të mirë iu uroj një javë të mbarë

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, bën me dije se sot nis puna për Tunelin e rrugës Delvinë-Kardhiq. Ky i fundit,...

Dy atentate në pak ditë në hotelin në Tushemisht, pamjet e kamerave nga atentati i parë

Pronari i hotelit në Tushemisht, Jetmir Muçllari, ku u regjistruan të shtëna me breshëri mëngjesin e sotëm, ka qenë në shënjestrën e një tjetër...

Prej janarit të këtij viti, ashtu siç parashikohet në legjislacionin shqiptar, ka pasur ndryshime përsa i përket moshës së daljes në pension për të gjithë individët që kanë minimumi 15 vite pune me kontribute.

pensioniste1

“Gazeta Shqiptare” zbardh sot moshën e daljes në pension për 2019-ën si dhe 2020-ën. Aktualisht për vitin 2018-të, mosha e daljes në pension sipas nenit 43, për gratë është 60 vite e 8 muaj (rritet për çdo vit me 2 muaj deri në vitin 2056 që arrin në 67 vjeç). Ndërkohë sipas kësaj llogaritjeje, mosha e daljes në pension për gratë në 2019-ën do të jetë 60 vjeç e 10 muaj, ndërsa në 2020 do të jetë 61 vjeç. Ndërkohë, burrat duhet të kenë mbushur moshën 65 vjeç, në mënyrë që të përfitojnë pagesën e pensionit të pleqërisë (mosha fillon rritet që nga viti 2033 me nga 1 muaj në vit për të arritur në 67 vjeç në vitin 2056). Në bazë të reformës së vitit 2014-të, masa e përllogaritjes së pensionit varet nga vitet e punës dhe paga, pra pensioni është produkt i viteve të sigurimit dhe pagës mbi të cilin janë paguar kontributet. Sa më shumë vite të ketë aplikanti dhe sa më e lartë të ketë qenë paga e tij, aq më e lartë do të jetë masa e përfitimit. Instituti i Sigurimeve Shoqërore thekson se vjetërsia e plotë kontributeve për të dyja gjinitë është 35 vite e 8 muaj, e cila rritet me 4 muaj në vit, për të arritur me 40 vite në vitin 2029. “Personat e siguruar që kanë plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror, kanë të drejtë për pension pleqërie, kur të arrijnë moshën e përcaktuar në nenin 92 të këtij ligji”, – theksohet në ligjin “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, për sa i përket pensionit të pleqërisë në vendin tonë. Ndërkohë, personat e siguruar kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar deri tri vite para mbushjes së moshës së daljes në pension të përcaktuar në nenin 92 kur kanë plotësuar vitet e sigurimit sipas nenit 92; apo nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësuar. Ndërkaq, nënat që kanë lindur 6 a më shumë fëmijë, të cilët janë të rritur më shumë se 8 vjeç, kanë të drejtë të dalin në pension kur mbushin moshën 55 vjeç dhe kanë 30 vjet sigurim. “Për të lindur e drejta për pension pleqërie, kërkohen dy kushte, që janë vjetërsia kontributive jo më pak se 15 vite kontributive dhe mosha, që përcaktohet sipas tabelës së paraqitur në nenin 43 të ligjit (që ndryshon nenin 92).

Kushtet e përfitimit
Për të përfituar pension pleqërie individi duhet të bazohet te kriteret, mosha dhe vitet e punës me kontribute. Domosdoshmërish individi duhet të ketë dokumentin që vërteton moshën, e cila duhet të jetë mbi 60 vjeç e 10 muaj për gratë e mbi 65 vjeç për burrat. Tashmë është më e thjeshtë për ta verifikuar vërtetësinë e moshës, pasi vetë ISSH ka akese mbi regjistrin themeltar të shtetasve. Megjithatë, qytetari duhet të dorëzojë një fotokopje të kartës së identitetit dhe në rastet kur pretendon të marrë kompensime të tjera që i bashkëngjiten pensionit, duhet të dorëzojë edhe dokumente të tjera si certifikata familjare për të verifikuar pjesëtarët e familjes. Kur individi mendon se ka 40 vite punë, duhet të paraqesë librezën e punës dhe dokumentin që vërteton pagat që ka marrë nga 1 janari i 1994 e deri më sot. Për të gjithë ata që kanë punuar pas 1 janarit të vitit 1994 e deri më sot, listëpagesat janë grumbulluar në arkivën e sistemit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, që funksionon edhe sot. Ndërsa për periudhat kur individi ka punuar para vitit 1994, shërben libreza e punës dhe nuk është e nevojshme të sjellë vërtetime page. Kur individi humb librezën e punës, ai duhet të paraqitet pranë ISSH-së, madje edhe në rastet që ende vazhdon të punojë me kontribute. Në këtë rast, personi bën një kërkesë deklarative në të cilën jepen të dhënat individuale të personit, paraqitet historiku i të gjitha punëve që ka bërë i siguruar. Dhe pas kësaj duhet të shpjegojë që vetë personi të fjalë kërkon të pajiset me një dokument të ri ku të konfirmohen të gjitha vitet e punës që individi ka kryer. Organet e sigurimeve shoqërore janë të detyruara ta marrin kërkesën deklarative dhe të vënë në dijeni qytetarin që duhet të presë jo më shumë se 60 ditë, derisa të bëhen të gjitha verifikimet e nevojshme mbi të gjitha punët që ka bërë personi. Dokumenti, pra libreza e punës mund të vlerësohet si e pasaktë në ato raste kur ka ndërhyrje, falsifikim datash, korrigjime vulash apo dublikatë libreze. Në momentin kur ka dublikatë të librezës së punës me siguri ka një “ngërç” e menjëherë duhet të verifikojnë regjistrat themeltarë, borderotë, apo listëpagesat që të vërtetojnë faktin që individi ka qenë realisht në marrëdhënie pune.

Marrë nga GSH 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Greqia vendos limite: Vetëm 750 qytetarë në ditë do kalojnë në Kakavijë

Qeveria greke njoftoi masa të reja kufizuese për të trajtuar shpërthimin e rasteve të koronavirusit në kufijtë e saj me Shqipërinë, të cilat bëhen...

Dështoi të kalonte tek Milan, talenti gati të firmosë në Premier League

Antonee Robinson pritet të transferohet tek një klub i Premier League, pas dështimit të kalimit të tij me skuadrën e Milanit. Shkak për këtë u...

Akuzohet për blasfemi ndaj Profetit Muhamed, këngëtari nigerian dënohet me vdekje

Një këngëtar në Nigeri është dënuar me varje, pasi akuzohet për blasfemi ndaj Profetit Muhamed. Yahaya Sharif-Aminu, 22 vjeç, u shpall fajtor nga Gjykata e Lartë...

Pse disa njerëz nuk besojnë që koronavirusi ekziston? Ky është shpjegimi shkencor

Studimet shkencore thonë se njerëzit i peshojnë ndryshe kostot e menjëhershme me ato që vijnë më vonë. Përgatitjet tona (si shtet dhe komunitet) të pamjaftueshme...

VIDEO/ Po i mësonte golfin, këngëtari i njohur i thyen dhëmbët aktorit Will Smith

Një video e këngëtarit të njohur, Jason Derulo, teksa i thyen dhëmbët me shkop golfi aktorit Will Smith, po bën xhiron e rrjetit. Në pamjet...