E diel, 13 Qershor, 2021
27 C
Tirana

“Ndryshoi vendimet për përfitim”, gjykata e Vlorës lë në burg ish-sekretaren

Gjykata e Shkallës së parë në Vlorë ka vendosur masën “arrest me burg” për Edlira Shehun, ish-sekretare gjyqësore në Gjykatën Administrative në Vlorë.

Ajo u arrestua para dy ditësh dhe ndaj saj rëndojnë akuza për ndryshimin e vendimeve të gjykatës për përfitime personale. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se përgjatë periudhës kohore dhjetor 2018 – nëntor 2019, kur ajo ka qenë në marrëdhënie pune, dyshohet se ka ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.

Seanca gjyqësore ka nisur rreth ore 9 të mëngjesit dhe ka zgjatur për 40 minuta. Ajo akuzohet për shpërdorim detyre dhe Zhdukje ose humbje të fashikullës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Serbi/ Brnabiç për Kurtin: Le ta padisë Serbinë për gjenocid, ta provojë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç deklaroi sot se nuk ka bisedime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe se “nuk do të ketë marrëveshje”,...

Kosovë/ Shifrat e 24 orëve të fundit: një viktimë dhe shtatë infektime

Njoftimi i IKSHPK’së: 13 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit...

UEFA i beson Shqipërisë organizimin e ndeshjeve të Champions-it

UEFA i ka besuar Federatës Shqiptare të Futbollit organizimin e tre ndeshjeve të turit paraeliminator të kompeticionit UEFA Champions League. Shqipëria do të mirëpresë ndeshjet...

Bruksel/ Sekretari Antony Blinken pritet të takojë Kryeministrin Edi Rama

Departamenti Amerikan i Shtetit, ka njoftuar se sekretari amerikan Antony Blinken do të zhvillojë këtë të dielë takim me kryeministrin Edi Rama në Bruksel. Siç...

U raportua si mbytje në rezervuar por viktima ka shenja dhune në trup e kokë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga gjetja e trupit të pajetë në rezervuarin e Gjançit, të 25-vjeçarit Fridman Xhaferraj. BalkanWeb raporton, se më...