E diel, 9 Gusht, 2020
35 C
Tirana

Ndryshimi mes trupit të gruas dhe burrit: 8 fakte që duhet t’i dini

Më të lexuarat

Pronari i hotelit në Tushemisht nxjerr emrat e dy autorëve të atentateve

Pronari i hotel “Voloreka” në Pogradec, Jetmir Muçllari, ka dhënë emra konkretë se cilët beson ai se fshihen pas dy atentateve në hotelin e...

Pandemia në vend/ Pipero: E them me sinqeritet se jemi të lodhur

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero foli së fundmi për ngarkesën e madhe në spitalin e sëmundjeve infektive, si pasojë e koronavirusit. “E them me sinqeritet se...

Dy atentate në pak ditë në hotelin në Tushemisht, pamjet e kamerave nga atentati i parë

Pronari i hotelit në Tushemisht, Jetmir Muçllari, ku u regjistruan të shtëna me breshëri mëngjesin e sotëm, ka qenë në shënjestrën e një tjetër...

Pandemia/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 124 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri ndërsa 4...

6 persona ndërrojnë jetë në Shqipëri! Ja sa raste të reja u regjistruan

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 persona në Shqipëri si pasojë e koronavirusit ndërsa...

Ekzekutimi i 27-vjeçarit dyshohet të ketë qenë gjakmarrje, ja çfarë gjeti policia në vendngjarje

Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u regjistrua sot në Vaun e Dejës, ku një 27-vjeçar u gjet i pajetë...

“Objektivi i atentatit ishte djali im”/ Flet pronari i hotelit në Tushemisht

Pronari i hotelit në Tushemisht, Jetmir Muçllari, që iu bë atentat me armë zjarri dy herë brenda javës, ka dhënë një prononcim për mediat. Ai...

Pandemia/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 135 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri ndërsa ka...

Pasuria marramendëse e Behgjet Pacollit

Ish zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Bazuar në deklarimin e tij, ai ka pasuri në vlerë qindra miliona euro....

“Fushata të shtrenjta për të hedhur dyshim”, mesazhi i fortë i Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim së fundmi ka përcjellë një mesazh të fortë përmes një postimi në rrjetin social Twitter. Kim shkruan se...

Trupi i gruas, ndonëse mund të përshkruhet gjerësisht si i butë dhe delikat, ndodh të durojë edhe dhimbjet e paimagjinueshme të lindjes. Por kjo nuk është e gjitha. Ka shumë gjëra që nuk i dimë ende për trupin e grave.

1. Truri i gruas është i lidhur ndryshe

Sipas një studimi të paraqitur në revistën Proceedings of the National Academy of Science, ka një dallim konkret midis mënyrës së lidhjes së trurit mes grave dhe burrave.

Duke analizuar hartat e lidhjes së trurit të burrave dhe grave, studiuesit zbuluan se ekziston një lidhje e fortë midis hemisferës së majtë dhe të djathtë në trurin e grave.

Ndërkohë, tek burrat, kjo lidhje është më e fortë midis pjesës së pasme dhe të përparme të trurit të tyre. Kjo është arsyeja pse burrat janë më të mirë në koordim dhe perceptim, ndërsa gratë shkëlqejnë në fuqinë e kujtesës dhe aftësive shoqërore.

2. Gratë jetojnë më gjatë

Steven Austad, kryetar i Departamentit të Biologjisë në Universitetin e Albama-s, thotë se gratë shfaqin aftësi më të mira të mbijetesës në çdo fazë të jetës.

Ndërkohë gratë jetojnë zakonisht më gjatë, pasi ndryshe nga burrat, kanë më pak gjasa të bien pre e sëmundjeve kardiovaskulare.

Shkenca nuk e di ende arsyen konkrete se pse burrat preken më shumë nga këto sëmundje.

3. Gratë dhe burrat i shohin ngjyrat ndryshe

Kërkimet e bëra nga një profesor i Psikologjisë në kolegjin Brooklyn, vërtetuan përfundimisht se burrat dhe gratë i perceptojnë ngjyrat ndryshe.

Sipas studimit, burrat kërkojnë një gjatësi vale më të gjatë për të parë të njëjtën hije apo nuancë që shohin gratë. Meqenëse gjatësitë e valëve më të gjata janë të lidhura me tone më të ngrohta, ngjyra portokalli p.sh. mund të duket më e kuqe për një burrë në krahasim me një grua.

4. Hormoni i dashurisë luan një rol më të rëndësishëm jetësor tek gratë

Hormoni i dashurisë, i njohur gjithashtu si oksitocina, nuk luan të njëjtin rol tek gratë si tek burrat. Në fakt, në vend që thjesht të krijojë një ndjenjë të mirë, oksitocina gjtihashtu luan një rol vendimtar në lidhjen prind-fëmijë.

Për më tepër, ajo është përgjegjëse për kontraktimet e mitrës dhe pas lindjes ndihmon në tkurrjen e mitrës së gruas.

5. Struktura e trurit të gruas është ndryshe

Stuard Ritchie, nga Unversiteti i Edinburgh-ut, së bashku me ekipin e tij të akademikëve, kreu një studim për të parë nëse ka dallime të dukshme në përbërjen e trurit të grave dhe burrave.

Sipas studimit të tij, kortekset e grave janë më të mëdha, ndërsa vëllimet e trurit të burrave janë shumë më të larta.

Kortekset janë shtresa që mbulon trurin dhe janë përgjegjës për vetëdijen. Pra, duke marrë parasysh gjetjet, do të thotë që gratë kanë tendencë të performojnë më mirë në testet e IQ në krahasim me burrat.

6. Gratë dehen më shpejt

Kjo mund të mos jetë surprizë për shumë njerëz, por vlen të përmendet sërish.

Toleranca ndaj alkoolit të trupit tuaj varet nga prodhimi i një enzime në stomak, i njohur si dehidrogjenaza e alkoolit.

Kjo enzimë ndihmon në prishjen e alkoolit në trup përpara se të transferohet në rrjedhën e gjakut.

Sa më i vogël të jetë enzima në trup, aq më shumë alkool do të ketë në rrjedhën e gjakut dhe aq më shpejt do të deheni.

Një grup studiuesish zbuluan se trupave të grave u mungon kjo enzimë në krahasim me burrat, gjë që i bën ato të ndjehen të dehur më shpejt.

7. Gratë kanë dhimbje qafe më shpesh

Dr. Joseph Holtman dhe Dr. Meda Raghavendra (via Style Craze) bënë një studim të përbashkët dhe zbuluan se gratë kanë më shumë të ngjarë të marrin dhimbje në qafë në krahasim me burrat.

Kjo për shkak se disku cervikal i një gruaje degjenerohet më shpejt në krahasim me atë të një burri.

Në fakt, degjenerimi i këtij disku është një shkak kryesor i dhimbjes në qafë dhe shkakton simptoma të tilla si ngurtësi, mpirje, një ndjesi djegieje etj.

Studimi përmendi gjithashtu se dhimbja në qafë mund të ndodhë më shpesh gjatë lëvizjes së kokës ose në këmbë.

8. Gratë kanë çrregullime të gjumit më shpesh

Studiues australianë kryen një studim mbi cilësinë e gjumit dhe zbuluan se gratë kishin shanse më të larta për të vuajtur nga çrregullime të gjumit në krahasim me burrat. Gratë kanë zakonisht edhe më shumë simptoma të përgjumjes. /anabelmagazine.com

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pandemia në Itali/ Publikohet bilanci i 24 orëve të fundit

Autoritetet shëndetësore në Itali kanë publikuar bilancin e 24 orëve të fundit lidhur me pandeminë. Raportohet se në harkun kohor në fjalë, 2 persona ndërruan...

Si të ulim stresin gjatë pandemisë

Ndërkohë që vazhdon pandemia e COVID-19, izolimi i detyrueshëm, distancimi fizik dhe problemet e tjera janë duke lënë pasojat e tyre tek niveli i...

Rrjeti i njohur social shpreh interes për blerjen e TikTok-ut

Kompania “Twitter Inc” i ka shprehur interesin kompanisë kineze “ByteDance” për të blerë operacionet në SHBA të aplikacionit “TikTok”, bënë të ditur për agjencinë...

Lacio po punon për shqiptarët, Muriqi dhe Kumbulla objektivat kryesorë

Lacio vazhdon të këmbëngulë për futbollistët shqiptarë! Italiania “Gazzetta dello Sport“ i ka kushtuar një artikull të plotë faktit se drejtori sportiv i saj po...

6 persona ndërrojnë jetë në Shqipëri! Ja sa raste të reja u regjistruan

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 persona në Shqipëri si pasojë e koronavirusit ndërsa...