E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Ndryshimi i madh, zbulohet surpriza e Rejas me Roshin

Kuqezinjtë do të zbresin pas pak orësh në fushë për përballjen me kampionët e botës dhe trajneri Edi Reja duket se ka “kristalizuar” gjithçka referuar formacionit që do të mundohet t’u bëjë ballë “Gjelave”. “Panorama Sport” raporton se tekniku italian ka përgatitur një surprizë për 11-titullarët. Odise Roshi pritet të jetë risia, teksa do të rreshtohet ai në të majtë.

Deri ditën e djeshme, alternativat për këtë rol kanë qenë ato të Ermir Lenjanit, i cili e ka nisur shkëlqyer sezonin në Zvicër dhe Egzon Binakut, por duket se trajneri kërkon t’i besojë eksperiencës dhe ta nisë aty ku mbaroi ndaj Moldavisë: Roshi u fut si zëvendësues dhe asistoi për Cikalleshin.

Fieraku do të jetë në linjën e majtë, për të tentuar jo vetëm detyrat mbrojtëse, por pse jo me shpërthimet e tij që të surprizojë vendasit. Për sa i përket pjesës tjetër të formacionit, pritet që nga minuta e parë të startojnë, Starkosha, Hysaj, Ismajli, Mavraj, Gjimshiti, Bare, Ramadani, Abrashi, Uzuni dhe Balaj.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...