Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Ndryshimi i emrit me rryfshete dhe aministi të dyshimta, do sjellë pasoja negative për Maqedoninë

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
Ndryshimi i emrit me rryfshete dhe aministi të dyshimta, do sjellë pasoja negative për Maqedoninë

Nga Elanor Rose “Politico.eu”/ Votimi historik i deputetëve të Maqedonisë për të ndryshuar emrin e vendit të tyre, e vendos atë në rrugën e duhur drejt daljes nga izolimi ndërkombëtar. Por mënyra e dyshimtë me të cilën u arrit, do të sjellë pasoja të rënda politike, dhe dyshime për sundimin e ligjit.

Parlamenti i vendit të vogël ballkanik, votoi të premten për të ndryshuar emrin e vendit në Republika e Maqedonisë Veriore, në një përpjekje për të zhbllokuar rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe potencialisht edhe në Bashkimin Evropian. Por ndonëse ky akt është mirëpritur gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar, votimi u errësua nga akuzat për ryshfet dhe mashtrime politike të ulëta.

Opozita dhe aktivistët e shoqërisë civile, thonë se vendi duhet të ndjekë ndryshimet me një fokus të përtërirë në reformat gjyqësore, që do të jenë të nevojshme për t’iu bashkuar BE-së. Tetëdhjetë e një deputetë, miratuan ndryshimet në kushtetutë pas 3 ditë negociatash intensive.

Kryeministri Zoran Zaev, kishte nevojë për një shumicë prej dy të tretash, ose 80 nga 120 deputetë, për të ratifikuar marrëveshjen e arritur në qershorin e vitit të shkuar me kryeministrin grek Aleksis Cipras. Greqia ka bllokuar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE që nga fillimi i viteve 1990, me argumentin se ky emër bie ndesh kulturalisht dhe territorialisht me rajonin e vet të quajtur Maqedoni.

Një zëdhënës i Zaevit, tha se vendimi për të ndryshuar emrin e vendit ishte “i vështirë, por nuk mund të arrihej një marrëveshje më e mirë”. Sipas tij, pa një marrëveshje me Greqinë nuk do të kishte anëtarësim në NATO-s dhe Bashkimin Evropian. Të shtunën, Zaev i bëri thirrje Greqisë të ratifikojë gjithashtu marrëveshjen dyplëshe.

Udhëheqësit nga vendet anëtare të NATO-s dhe të BE-së,  e përshëndetën këtë akt. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përgëzoi “kontributin e rëndësishëm në një rajon të qëndrueshëm dhe të begatë”. Ndërkohë komisioneri i BE-së për zgjerimin, Johanes Hahn, e cilësoi “një ditë që bëri historinë”.  Hahn tha se shpreson, që ajo “të krijojë një dinamikë pozitive për pajtimin në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Shumica e deputetëve, bien dakord se pranimi i shpejtë i vendit në NATO – për të cilin zyrtarët shpresojnë të ndodhë muajt e ardhshëm, në pritje të miratimit të paktit nga parlamenti grek – sjell përfitime të konsiderueshme. Shpresohet që ajo të mbrojë vendin kundër rritjes së ndërhyrjes ruse, si dhe të shmangë kërcënimet e brendshme, në një shtet të drobitur tashmë që nga viti 2015 nga një sërë krizash të thella politike.

Por javët e fundit është rritur shqetësimi, se rruga e shëmtuar për arritjen e shumicës së dy të tretave, mund të bartë kosto të mëdha. Partia opozitare nacionaliste VMRO-DPMNE, e bojkotoi votimin, duke pretenduar se emri i ri kërcënon identitetin maqedonas. Ajo e akuzoi Zaev për përdorimin e “shantazhit dhe kërcënimeve” për miratimin e mërrëveshjes.

Polemikat përqëndrohen rreth një grupimi të pavarur parlamentar prej 8 deputetësh të VMRO-DMPNE-së, të cilët e mbështesin ndryshimin e emrit të vendit. Pretendohet se qeveria fitoi mbështetjen e tyre, duke miratuar një amnisti të diskutueshme për mbështetësit e VMRO që ishin në gjyq për përfshirjen e supozuar në një sulm ndaj parlamentit në prill të vitit 2017, gjatë së cilit u plagosën gati 100 persona.

Zaev dhe partia e tij e qendrës së majtë SDSM, mohojnë arritjen e një marrëveshje të tillë. Ndërkohë ka dyshime të tjera mbi mënyrën se si u arrit miratimi i marrëveshjes. Më 28 dhjetor, një grupim prej 17 OJQ maqedonase, i denoncoi deputetët për miratimin e një ndryshimi në kodin penal që lejon dënime të reduktuara në disa raste në Prokurorinë Speciale, e cila heton krimet lidhur me skandalin e përgjimeve, që e zhyti Maqedoninë në një krizë të rëndë politike në vitin 2015.

Fani Karanfilova-Panovska, drejtoreshë ekzekutive e Fondacionit Maqedonia e Hapur, që nënshkroi letrën e përbashkët të OJQ-ve, tha se ndryshimi i emrit ishte “një gjë shumë e mirë për vendin”. “Ne na duhej kjo…por kostoja që u pagua mund të ketë qenë shumë e lartë, sa i përket sabotimit të sundimit të ligjit”.

Karanfilova-Panovska dhe vëzhgues të tjerë, janë të shqetësuar se nëse Maqedonia nuk do të ndërmarrë një reformim të thellë të gjyqësorit, dhe nuk do të forcojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, vendet anëtare të BE mund të vonojnë çeljen e negociatave për anëtarësim – ashtu siç bëri qershorin e vitit të kaluar.

“Ekzistojnë shqetësime serioze, se mënyra se si është kryer procesi dhe kompromiset e dhimbshme, të bëra në emër të arritjes së rezultatit, do të jenë të vështira për t’u kapërcyer, në mënyrë që të përfitohet plotësisht nga mundësitë e reja të integrimit euroatlantik- thotë analisti Erik Manton.

Ndërkohë Florian Bieber, profesor i historisë dhe politikës juglindore të Evropës në Universitetin e Gracit në Austri, mendon se lufta mbi ndryshimin e emrit, reflektonte realitetet e dinamikës politike në të gjithë rajonin. “Kjo tregon dilemën themelore të përpjekjes për të zgjidhur një mosmarrëveshje të tillë të rëndësishme politike. Cili çmim ia vlen të paguhet, sa i përket një marrëveshjeje që nuk është saktësisht transparente, por që në njëfarë mënyre arrin ratifikimin?”- pyet ai.

Për aktivistët e shoqërisë civile, që protestuan për rrëzimin e ish-kryeministrit nacionalist, Nikolla Gruevski, i cili e braktisi integrimin euroatlantik në vitet 2000, ndryshimi i emrit është një ëndërr e vërtetë. “Askush deri para pak muajsh, nuk mund të parashikonte dot rezultatin e këtij procesi. Vendi po ecën përpara, dhe ky është një proces që nuk mund të ndalet”-thotë Ivana Tufezhiç, deputete në partinë e Zaevit, teksa po largohej nga parlamenti pas votimit. Përashtati për Tirana Today, Alket Goce

TË LIDHURA

Ishte dënuar me 4 vite burg për trafik droge, arrestohet në Kavajë 41-vjeçari
Aktualitet

Ishte dënuar me 4 vite burg për trafik droge, arrestohet në Kavajë 41-vjeçari

15:40 | 01/04/2023
Thaçi del para Gjykatës, Rama: A duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin drejt lirisë? Dikur u cilësua nga Biden si “George Washington” i Kosovës
Kryesore

Thaçi del para Gjykatës, Rama: A duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin drejt lirisë? Dikur u cilësua nga Biden si “George Washington” i Kosovës

15:35 | 01/04/2023
Aksident në Pogradec, 3 automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 7 persona, 2 prej tyre rëndë
Aktualitet

Aksident në Pogradec, 3 automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 7 persona, 2 prej tyre rëndë

15:30 | 01/04/2023
Next Post
A do e dekretojë Ramën ministër të Jashtëm? Ja si përgjigjet Meta

A do e dekretojë Ramën ministër të Jashtëm? Ja si përgjigjet Meta

Ish-ministri i nxjerr blof: Iu ra i gjithë inskenimi idiot

Ylli Manjani: Kushtetuta ndalon Ramën të jetë ministër i Jashtëm

Largohet në janar? Higuain nxjerr ‘inatin’ me Gattuson, e hedh në tokë (Video)

Largohet në janar? Higuain nxjerr ‘inatin’ me Gattuson, e hedh në tokë (Video)

JU REKOMANDJOMË

Disa të plagosur në SHBA

Disa të plagosur në SHBA

4 vjet ago
“Qëllimi kryesor për vitin e ri shkollor…”, Besa Shahini mbledh drejtorët

“Qëllimi kryesor për vitin e ri shkollor…”, Besa Shahini mbledh drejtorët

3 vjet ago
Parashikimi i motit/ Dita e sotme pa reshje, por e ftohtë

Parashikimi i motit/ Dita e sotme pa reshje, por e ftohtë

5 vjet ago
Nesër moti plot surpriza, ja sa do të variojnë temperaturat

Parashikimi i motit, sa do të shënojë termometri ditën e sotme

4 vjet ago




TË FUNDIT

Ishte dënuar me 4 vite burg për trafik droge, arrestohet në Kavajë 41-vjeçari
Aktualitet

Ishte dënuar me 4 vite burg për trafik droge, arrestohet në Kavajë 41-vjeçari

by mirseda
15:40 | 01/04/2023
0

Një 41-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Kavajë, pasi ishte shpallur në kërkim për shitje dhe...

Thaçi del para Gjykatës, Rama: A duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin drejt lirisë? Dikur u cilësua nga Biden si “George Washington” i Kosovës

Thaçi del para Gjykatës, Rama: A duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin drejt lirisë? Dikur u cilësua nga Biden si “George Washington” i Kosovës

15:35 | 01/04/2023
Nuk do ta besoni, por ky gabim që bëni me ujin po ju dëmton dhëmbët

Nuk do ta besoni, por ky gabim që bëni me ujin po ju dëmton dhëmbët

15:32 | 01/04/2023
Aksident në Pogradec, 3 automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 7 persona, 2 prej tyre rëndë

Aksident në Pogradec, 3 automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 7 persona, 2 prej tyre rëndë

15:30 | 01/04/2023
“Nënë për herë të dytë”, Rezarta Shkurta ndan lajmin e ëmbël në 1 Prill

“Nënë për herë të dytë”, Rezarta Shkurta ndan lajmin e ëmbël në 1 Prill

15:27 | 01/04/2023

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com