E shtunë, 6 Mars, 2021
12 C
Tirana

Ndryshimi i emrit dhe logos, zyrtari i Interit komunikon qëndrimin e klubit

U bë me bujë lajmi se Interi do të ndryshonte emrin nga “FC Internazionale Milano” në “Inter Milano” por edhe logon që nga stema tradicionale e zikaltërve të ndryshohej dhe të bëhej pothuaj si e Juventusit me dy shkronja “IM”.

Pas disa orësh aludimi dhe kundërpërgjigje nga tifozët e Interit, klubi zikaltër ka reaguar me anë të Administratorit të Deleguar të shoqërisë zikaltër, Alesandro Antonelo.

Për prestigjozen “ANSA”, ai deklaroi se Interit nuk do t’i ndryshohet emri, por se klubi po punon në projektin e marketingut.

“Interit nuk do t’i ndryshohet emri. Klubi është duke punuar prej më shumë se një viti në projektin e marketingut, duke u bazuar në vlerat historike të Interit, i cili ka për objektiv të afrojë dhe përfshihet tek tifozët e saj që ka me miliona nëpër botë.“, përfundoi Antonelo.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Revoltat e dhunshme në Mianmar/ OKB: Ndaloni vrasjen e protestuesve

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Mianmar i ka bërë thirrje këshillit të sigurimit të KB të marrë masa kundër protestave të dhunshme,...

SHBA-ja lëshon alarm për sulm të ri kibernetik

Qeveria amerikane është duke bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat...

Lum partitë për këtë popull që kanë

Nga: Mentor Kikia Ne nuk jemi vetëm në krizë pandemie, krizë ekonomike apo sociale. Ne jemi edhe në një krizë të thellë mendore si shoqëri...

Koronavirusi në vend/ 777 raste të reja dhe 21 viktima

Kurba e koronavirusit në Shqipëri mbetet e lartë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 777 raste të reja. Ndërkohë, 21 persona nuk kanë...

Milani kthen Ibrën në kombëtare, 39-vjeçari debuton në ndeshjen me Kosovën

Viti fantastik te Milani dhe fakti që është lideri i ecurisë së pabesueshme të kuqezinjve, ka bërë që Zlatan Ibrahimoviç të kthehet në Kombëtaren...