E hënë, 16 Maj, 2022
27.5 C
Tirana

Ndryshimet kushtetuese, Rama: I hapur për diskutime, por jo me pasqyra

Në konferencën për shtyp me ambasadorin Soreca, kryeministri Edi Rama u tregua i kujdesshëm të mos japë qëndrimet e tij për sa i takon propozimeve të PD-së për ndryshimet kushtetuese. Kreu i qeverisë thotë se është i hapur për të diskutuar me opozitën për tre ndryshimet kushtetuese, ku është fokusuar për Vettingun e politikanëve, reformën territoriale dhe reformën zgjedhore.

“Nuk është etike që t’i komentoj këtu këto propozime. Kemi dhënë disponim total për t’i diskutuar në mënyrë serioze në procesin e dialogut, që sipas meje, duhet të ushqehet me vullnet të mirë mes palëve. Do më ndjeni të mos jap opinione, para se t’i japim dialogut një shans real. Të kemi mundësi t’i ballafaqojmë me palën tjetër, duke patur vullnet të dëgjojmë, e duke kërkuar të dëgjohemi. Cilësia e një bashkëjetese, nuk përcakohet nga sa shpesh bie dakord, po nga mënyra se si biem dakord.

Dëshiroj t’i japim një shans dialogut, opozita ka bërë tre propozime. Mund të bëjë edhe më shumë, është në të drejtën e vetë. Kemi detyrën t’i japim mundësi të diskutohen pa dhënë opinione përfundimtare. Jemi gati t’i diskutojmë drejtpërdrejtë me ta, dhe jo me pasqyra ku secili flet vetë e nuk dëgjon çfarë thotë tjetri”, deklaroi Rama.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Strategjia detare 2035

NGA GJENERAL PIRO AHMETAJ Shqipëria jonë është e bekuar me mbi 450 km vijë bregdetare, ndërsa hapësira e interesave detare (det i brendshëm dhe territorial)...

Deklaratat për SPAK/ Hajdari: Politika të qëndrojë larg drejtësisë, “peshqit e mëdhenj” janë në rrjetë

Në daljet e fundit për mediat, kryeministri Rama është shprehur se po pret me padurim që SPAK-u të godasë nga të katër anët. Duket...

Plagoset ish kandidati për kreun e PS-së, ngjarja në lokalin e reperit të njohur

Ish-kandidati për kreun e Partisë Socialiste në Durrës, Ardit Kërtusha, është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në...

Gazeta austriake zbulon skandalin e madh, stafi i Metës vihet në lëvizje. Ja çfarë do ndodhë

Presidenca ka reaguar pas artikullit në gazetën austriake "Kronen Zeitung", duke i cilësuar si shpifje dhe gënjeshtra të fabrikuara. Reagimi është përcjellë nga ana...

SPAK mes PD dhe PS

Dikur PD e drejtuar nga Lulzim Basha nuk besonte te SPAK, por më pas jo vetëm depozitoi disa denoncime por kërkoi i pari që...