E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Ndryshimet klimatike/Australia premton zero emetime deri në vitin 2050

Furnizuesi kryesor global i qymyrit dhe gazit, Australia, është zotuar të arrijë zero emetime neto të karbonit deri në vitin 2050. Kryeministri Scott Morrison, tha se plani nuk do të përfshijë përfundimin e sektorëve të karburanteve të Australisë. Australia ka zvarritur prej kohësh veprimet klimatike. Është një nga vendet më të ndotura, dhe një eksportues masiv i lëndëve djegëse.

Aleatët strategjikë, SHBA-ja dhe Britania e Madhe janë zotuar të dyja të shkurtojnë emetimet më shpejt. Mbretëria e Bashkuar është zotuar se e gjithë energjia elektrike e saj do të vijë nga burime të rinovueshme deri në vitin 2035, ndërsa SHBA ka njoftuar planet për të përgjysmuar emetimet e saj deri në vitin 2030 në krahasim me nivelet e 2005-ës.

“Ne nuk do të marrim leksione nga të tjerët që nuk e kuptojnë Australinë. Mënyra australiane ka të bëjë me mënyrën se si e bëni atë, dhe jo nëse e bëni atë. Ka të bëjë me realizimin e saj”, ka deklaruar Morrison.

Për të ndalur efektet më të këqija të ndryshimit të klimës, vendet janë zotuar të kufizojnë rritjen e temperaturave në 1.5 C deri në vitin 2050. Kjo kërkon uljen e emetimeve me 45% deri në vitin 2030, dhe arritjen e zero neto deri në vitin 2050, thonë shkencëtarët. Mbi 100 vende janë angazhuar për neutralitetin e karbonit.

Zero neto do të thotë të mos shtosh sasinë e gazeve serrë në atmosferë. Ajo arrihet nga një kombinim i zvogëlimit të emetimeve sa më shumë që të jetë e mundur – kryesisht duke reduktuar gazrat si dioksidi i karbonit (CO2), të cilat çlirohen gjatë përdorimit të lëndëve djegëse – dhe të ashtëquajturat masa kompensuese, të tilla si mbjellja e pemëve.

Çfarë ka premtuar Australia?

Morrison njoftoi një investim prej më shumë se 20 miliardë dollarësh në “teknologjitë me emetim të ulët” gjatë 20 viteve të ardhshme – të tilla si përpjekjet për të kapur karbonin në tokë, kosto më të ulëta të energjisë diellore dhe zhvillimin e industrive më të gjelbra.

Por Australia do të përdorë gjithashtu më shumë gaz, të paktën në afat të shkurtër. “Ne duam që industritë tona të rënda, si minierat, të qëndrojnë të hapura, të mbeten konkurruese dhe të përshtaten, në mënyrë që ato të mbeten të zbatueshme për aq kohë sa kërkesa globale e lejon”, tha Morrison.

Angazhimi i Australisë për vitin 2030 do të mbetet një ulje prej 26% e emetimeve të vitit 2005. Aktualisht është në rrugën e duhur, për një reduktim 30-35%, tha qeveria.

Pse Australia refuzon të heqë dorë nga qymyri

Veprimet klimatike janë ende të diskutueshme në Australi. Ndërsa premtimi i vitit 2050 është mirëpritur gjerësisht, qeveria është kritikuar ashpër për mos ofruar më shumë detaje.

Fakti që qeveria duhej t’i bënte lëshime politike partnerit të saj të vogël të koalicionit – Partisë Kombëtare – ju tregon se sa i ndërlikuar dhe politikisht përçarës është veprimi i klimës në Australi. Kombëtarët përfaqësojnë elektoratin në zonat rajonale ku bazohen shumica e industrive me emetim të lartë si minierat e qymyrit. Pas ditëve të tëra, ata e mbështetën ‘procesin’.

Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...