Ndryshime në rang zv/ministrash kanë ndodhur sot në qeverinë shqiptare. Kryeministri Rama ka bërë zëvëndësime në ekipin e tij qeverisës në dy ministri jo pak impenjative siç janë ajo e Arsimit dhe Ministria e Mbrojtjes.
Emrat e rinj janë përkatësisht Bora Muzhaqi, kandidate jofituese në Qarkun Tiranë në zgjedhjet e 25 Prillit, e cila zëvëndëson Aspasjana Kongon dhe Dallëndyshe Bici, poashtu kandidate jofituese në Qarkun Tiranë në zgjedhjet e 25 Prillit, e cila shkon nga drejtoria e IKMT-së në postin e zv/ministres së Mbrojtjes.