E shtunë, 23 Janar, 2021
8 C
Tirana

Ndryshime në legjislacion, së shpejti llogaritë bankare nuk do të jenë më sekret

Ministria e Financave dhe Ekonomisë pritet që së shpejti të depozitojë në Kuvend një nismë ligjore, sipas të cilës të dhënat e llogarive bankare të individëve dhe bizneseve nuk do të jenë më “sekrete”. Drejtoria e Tatimeve, Shërbimi Informativ dhe Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave të Pista, do të kenë akses në një regjistër, i cili do të krijohet me të gjitha llogaritë bankare dhe kasetat e sigurisë të çdo individi dhe biznesi në Shqipëri.

Të dhënat do t’i shërbejnë tatimeve për të identifikuar tatimpaguesit që kryejnë evazion fiskal, shmangin taksat dhe nuk paguajnë detyrimet tatimore, ndërsa organet e tjera do të kenë për qëllim zbulimin personave që kryejnë vepra penale në fushën e pastrimit të parave dhe krimit të organizuar.

Në këtë regjistër do të kërkojë të dhëna edhe autoritetet që punojnë në fushën e hetimit, Prokuroria, policia dhe agjenci të tjera të lidhura me to.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...