Çaste hidhëruese për familjen e moderatores Dojna Mema!
Babai i saj Bujar Mema, ka ndërruar jetë dhe lajmin e ka dhënë vetë moderatorja përmes një videoje në Instagram me disa nga momentet më të veçanta që ka kaluar me të atin.
“Nuk le asnjë sekondë pa jetuar plotësisht. Ndoshta prandaj ike kaq shpejt, e pive jetën me një kupë!
Për ata që njohën Bujarin e Interpolit, ky është babi i familjes.
P.s : Ti e di, gjithmonë bashkë, gjithmonë një shpirt për katër”, shkruan Dojna.
https://www.instagram.com/p/B50gdy-h5uB/